Lefter Shomo, cikël poetik

Lefter Shomo, cikël poetik
LEFTER SHOMO - SARANDË 
 
ΜΑJI
 
Muaji maj, muaj pjellor
Artist ngjyrash i çastit
Në natyrë i madh piktor
Skulptor lulesh e arti.
 
Mbulon gjithçka me bukuri
Me këngë, motive muzash
Ngacmon ndjenjat në gjallëri
Për dashuri vajzëmblash.
 
Trëndafila të larmishme
Trëndafila ndjesish
Me të ndjenjave virtyte
Dashuri në pritshmëri.
 
Aguliçe e kamelie
Lulëkuqe ndezur ndrojtje 
Vjollca, kjo lule me dhele
Psherëtin për vetëmbrojtje.
 
Lule pashke, Lule Krishti
Brenda zemrës ka lulëzuar
Shën Mëria krijesë shpirti,
Mbarë natyrën ka bekuar. 
 
Luleshqerra për kurora,
Luleshqerra porsi vajza
Luleshqerra belëholla
"Më do djali a s'më dashka"?
 
Me fuksiet edhe pansetë
Mullagat lulelarmishme
Manushaqet, menekshetë,
Trëndafila njëqind fletëshe.
 
Me manjoliat shtatëlarta
Me gjithë lulet e fushës
Na çojnë qiellit të lartë
E na përkëdhelin gushën.
 
Maji fryn në zemrën time
Emocione marr dhurime
Më mbyll syrin me gacmime
E më fal buqetë kujtimesh.
 
MIRËMËNGJES
 
Mirëmëngjesi moj nënë
Dashuri e pamatë
Burim jete e rrënjë
Prehër klloçke i zjarrtë.
 
Zoti im Mirëmëngjesi
Krishti im, Shën Mëri
Për ju zemra nuk reshti 
Adhurim, dashuri.
 
Mirëmëngjesi o zemër
Puthje t'ëmbël më fal,
Më bujari si emër
Dashurisë së pandarë. 
 
Mirëmëngjes lagja ime
E përbashkët fole,
Je larmi me lulzime
Xhardinierë e re.
 
O ti diell i besës 
Mirëmëngjesi o mik
O freskia e vesës
Krah i fortë besnik.
 
Mirëmëngjes o ju njerëz
Shëndet, paqe uroj
Qenie toke me vlerë  
Kudo njerëz njësoj. 
 
Mirëmëngjesi o kafshë
Ju o bimë e natyrë
Bota jonë e përbashkët
Plot me ndjenja fytyrë 
 
Ja... syrin hap dita
Shpresë e artë n'agim
I prologut je drita
Çast i denjë për urim.
 
ME GJAKUN E ZEMRËS 
 
I vodha diellit mijëra mendime
Reflekse ylberi i mora të ndriçosh
Në faqe të bardhë zemra hedh shkrime
Dëshirën që ndjej
njësoj ta jetosh.
 
Me shkronja ndërtoj të dashurisë kështjellë
Me dhjetë prej germash 
Që kanë të zemrës fill
Idetë si rreze një yll m'i ka sjellë
Kurorë me lule e ndenja si trill.
 
Një fjalëzë gdhend mbi të dashurisë fronin
Pa ojna fioriturat s'janë për mua
Fjalës të dashuroj ia theksoj tonin
Në çdo shkronjë, mall puthje ngarkuar.
 
Me bojën e marrë nga zemra ime
Që s'do gjesh kurrë në internet a smartphon
Po të dërgoj zemërrahjet plot ritme,
Çdo germë adhurim të dërgon.
 
Kjo letër zemrore e mbushur me shpresa
S'ka sipër as emrin tënd, as emrin tim,
Se njerëzve në dashuri u dihet adresa
Shigjetat e saj e dinë një destinim.