Vladimir Shyti - NJË JETË E GJATË ME DASHURI

Vladimir Shyti - NJË JETË E GJATË ME DASHURI
NJË JETË E GJATË ME DASHURI
 
 
U njohëm midis varfërisë,
Kaluam shtigje me punë e djersë,
Dashuria, çekan i mirësisë,
Që hodhi shëndetshëm bazat e kimisë.
 
Një jetë e gjatë mbi dyzet vjet,
Thyem kanune dhe mentalitete,
Ne nuk bëm kontrata shoqërore,
Jetën e ndërtuam vetë.
 
Guxuam pa ilustruar nocionin,
Për të vendosur virtytin,
Lindëm bashkë me diellin,
Dy engjëj me njeri-tjetrin.
 
Si dëborë, që zbukuron panoramën
Emrin Bardha e ke, të bardhë krijove jetën
Me nip e mbesë, që të mbushën zemrën,
Nga puthjet e tyre të shtojnë jetën.
 
Së bashku afro gjysmë shekulli,
E nisëm me mundim nga hiçi,
Kaluam dhe rrënojat e komunizmit,
Me termin e madhërishëm; të dashurit.
 
Ty nuk të hodhën petale nusërie,
Por, ne krijuam kurorë dashurie,
Luftuam me ligësitë e kohërave,
Dhe atë çka mbollëm, korrëm ne.