KRIJIMTARIA LETRARE E FAIK KONICËS
Faik Konica është poet dhe autor/publicist shumë i njohur. Faik Konica mori mësimet e para në Konicë dhe i vijoi për pakë kohë te Jezuitët në veri, në Shkodër. Më pas u shkollua në shkollat franceze në Lindje, në Stamboll. Në Dizhon dhe në Paris, ndoqi studimet për filozofi. Ai fitoi disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonshme. U diplomua për letërsi në Universitetin e Harvardit të SHBA. Ai mësoi gjithnjë dhe thoshte vetë se ishte një student i përjetshëm. Konica mbahet si një nga njerëzit më të ditur në kulturën shqiptare të këtij shekulli. Rruga e tij shkollore e jetës tregon se ai e njohu Shqipërinë nga Jugu në Veri dhe shkoi gjithnjë prej Lindjes në Perëndim. Kjo është rruga e tij e zhvillimit kulturor.
Konica ka zhvilluar veprimtari të jashtëzakonshme kulturore e atdhetare me botimin e revistave "Albania e Trumpeta e Krujës" me themelimin e shoqërisë VATRA dhe me redaktimin e gazetës "Dielli" në Amerikë. Mirëpo, vlera më madhe e punës së tij është bindja se kombi nuk ndërrohet pa vetëdijen për identitetin e tij. Prandaj bëri përpjekje të mëdha për krijimin e alfabetit të përbashkët, për krijimin e normës së gjuhës së përbashkët të shkrimit dhe kundërshtimin e kulturave të mbyllura krahinore si në nivel të krijimtarisë ashtu edhe në nivel të propagandës kombëtare. Konica mori pjesë dhe në jetën politike shqiptare: u zgjodh kryetar në Kongresin e Trieshtës (1913), ku kundërshtoi copëtimin e Shqipërisë; ishte anëtar i Qeverisë së Vidit dhe u emërua ambasador i Shqipërisë në SHBA deri në vdekje. I pa sherrin politikës, si shumë shkrimtarë shqiptarë. Ai vetë mendonte se s'duhet të hidhërohet njeriu kur humb një lojë politike (për Nolin). Por e pësoi dhe vetë, veprimtaria e tij politike dhe letrare u keq interpretua nga regjimi komunist. Faik Konica është themeluesi i modelit kulturor kritik të letërsisë shqipe, themelues i kritikës letrare, si dhe nismëtar i prozës moderne shqipe. Gjykimi i tij kritik për veprat e kohës mbetet i pazëvendësueshëm dhe sot. Konica krijoi një stil të ri në letrat shqipe. Shumë kritikë e kanë cilësuar si krijuesin e prozës shqiptare, ndërsa Noli e pranon si mësuesin e tij në stil e në gjuhë. Ai ishte i veçantë në të gjitha fushat e veprimtarisë, ndërsa vlera të pamohueshme të tij, mbetën veprat:" Një ambasadë e Zulluve në Paris "(1922), " Dr. Gjilpëra (1824). " Shqipëria si m'u duk "(1928), si dhe esetë për Shqipërinë. Kishte stil të veçantë dhe ishte mjeshtër i formave të shkurtra letrare. MJESHTRIN I FJALËS SHQIPE, të cilin shumë autor të huaj e vlerësuan lart, -si Studenti më i aftë i asaj kohe (dhe mbante kontakte me Molier). Vdiq më 15 dhjetor të vitit 1942.
"Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj duhet të shkruhet: Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët."