Yoon Jong-Nam (Përktheu: Angela Kosta)

Yoon Jong-Nam (Përktheu: Angela Kosta)
YOON JONG - NAM (KOREJA E JUGUT)
 
Yoon Jong-Nam është poeteshë koreane lindur në Yangjusi në Korenë e Jugut. Ka botua një libër me poezi dhe ka fituar 2 çmime në letërsi. Yoong është Zv. Presidente e Shoqatës së Letërsisë leodo.
 
TË MËSUARIT E FLUTURAVE
 
Në rrugën e murit prej guri 
në krye të fushës së rrepave
një flutur e bardhë qetësisht qëndron.
Është një gjest çiftëzimi 
apo dehje nga aroma e luleve?
 
Edhe pse flladi fryn
krahët e palosur nuk i hap
por si një mysafire që dorën drejt luleve zgjat
tërë trupin, në një ekzistencë të pajetë derdh.
 
Ndoshta numrin e adresës kam keqkuptuar, 
si një shenjtore e qetë ndihet,
teksa interes kam
edhe për gurët e pakonsideruar.
 
Ia arrita një transformi kaq të vështirë t'ia dilja?
Të kësaj jete që muret e largëta shemb... 
e sot ndriçon.
 
KATROR OSE I RRUMBULLAKËT
 
Kur nuk arrita të shoh se çfarë ka larg
kur nuk arrita të dëgjoj se çfarë ka afër
atëherë e kuptova se po plakesha.
 
Flokët e mi po rrallohen dhe kurrizi po kërruset
luhatjen e dritave me majat e gishtave 
më nuk mund ta arrij,
kujtimet e ditëve të kaltra 
në njërën anë rëndojnë.
 
Ato ditë që përjetova 
më shumë se ditët e nesërme që do të jetoj dhembin.
Gjendem në një rrugicë 
ku nuk ka shumë dritë diellore
këtu ku bishtat e rëmdomtë zvarriten 
në modelet e zbehura të letrës së murit.
 
Përktheu: Angela Kosta Drejtore Ekzekutive e revistave fizike: MIRIADE, NUANCES ON THE PANORAMIC CANVAS, BRIDGES OF LITERATURE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese