Valbona Kolaveri - Flamingo (cikël poetik) -I-

Valbona Kolaveri - Flamingo (cikël poetik) -I-
UNË JAM
 
Unë jam,
Dhe nuk kam nevojë për vërtetim,
Urë lidhëse ndërmjet të dukshmes dhe të padukshmes,
Asfiksuese e territ në vallëzim mes hijesh,
Pa projeksione drite ,
E brishtë,
E egër,
E plotë në të gjithë pranimet e vetvetes,
Triumfatore heshtjes që lufton me sy,
Unë jam,
Dhe nuk lyp pranim
Aty ku autenciteti prishet ekuilibrash,
Unë jam,
Dhe vazhdoj të jem në kupola energjish
Që të stepen,
Por që asnjëherë s’të gënjejnë.
 
FUNDI I FUNDEVE
 
Kalova mbi një udhë dështimesh të humbura,
Si mbi një hienë që ulërit dhe kafshon me forcë
Ku dhembja të kalon tejpërtej syrit
 
Ia pashë të gjitha rrënjët e mashtrimit,
Prita gjatë ,
Deri ti shkuleshin thatësirës së mosbesimit
 
Të shihja ringritjen prej hirit,
Aty ,ku fundi I fundeve
Të mëson të ecësh ,
E të mos ndalesh më prej hiçit.
 
ULKONJË E VETMUAR
 
Flakëroj nën sy
Një zjarr
 
Unë,
Ulkonjë e vetmuar
 
Ulëras nën zë
Gjithë heshtjet
 
Dhe marr frymë lirisht
Kur  vetes i betohem mbi një psalm.
 
PSE TË DESHA
 
E zbrita mallin tënd
Mbi qerpikun e fatit tim
 
Lot më rrodhën
Ngashërimesh të pafajshme
 
Dhe qau fëmija brënda meje,
Të shërohej pse të desh.
 
MOS HESHT
 
Mos hesht nën zë o i mbytur
Dhe pse je robin i fatit tënd,
Rrudhjesh, kohësh mos rri  strukur
Gjej një shkak për të bërtitur ,
Dhe fol kur duhet mos u tremb
 
Mos hesht nën drojë
Në të kanë shtypur,
Mos qaj për fatin që s’të priu,
Dil, çlirohu nga zinxhirët e shpirtit
Lirinë puthe, mos hezito.