Hasan Nashid - Biografi dhe poezi (shqipëroi Angela Kosta)

Hasan Nashid - Biografi dhe poezi (shqipëroi Angela Kosta)
POETI BENGALEZ HASAN NASHID

Sot sjellim për lexuesit vargjet e poetit bengalez Hasan Nashid në gjuhën shqipe 

Hasan Nashid (Md. Hasan Ali) lindi më 15 gusht 1991 në rrethin Sherpur (Bangladesh). Deri tani ai ka botuar 12 libra të cilat janë: "Bhalobasar Proticchabi", "You Can Rich", "The Gianttess", '
"The Green School", "My Father is My Story", "The Mustard Flower" etj... Librat e tij përmbajnë tregime, ese dhe poezi. Kohët e fundit, eseja e tij "Communal" u botua në librin mësimor "Business & Love" të Programit të Studimit të Edukimit në Gjuhën Angleze, Fakulteti i Gjuhës dhe Letërsisë, në Universitetin Negeri Makassar (Indonezi), në një shkrim kërkimor nga PNGB, University of Dibrugarh (Indi), Universiteti i Maltës dhe Universiteti nga Jadavpur (Indi). Nashid ka gjithashtu disa koleksione esesh dhe poezish të sapo krijuara, të përzgjedhura gati për botim. Çmimet e tij poetike përfshijnë "Golden Eagle Award 2023" nga Mil Mentes Pro Mexico International, Meksikë", "Anushilan Award for Poetry" (2016), "Shishu - Kishor Phulkali" (2008), "Jhal Award for Poetry" (2016), dhe njohuri gjuhësore nga Universiteti Chittagong për zbulimin e mënyrës së komunikimit nëpërmjet gjuhës së kafshëve (2023). Në rrugêtimin e tij letrar, janë edhe 20 Çmime për prezantimin e hulumtimeve në vende të ndryshme. Nashid udhëton vazhdimisht, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, për koleksione poezish dhe kërkime të reja letrare. Aktualisht ai është Drejtor Kërkimor i Fondacionit të Zhvillimit të Pafavorizuar të Qëndrueshëm (SDDF). Gjithashtu, ndërkohë Nashid po punon për të krijuar një universitet për qytetarët e zonës ku jeton. Përveç kryerjes së hulumtimeve për doktoraturën e tij, që nga viti 2016, Nashid punon edhe si redaktor i revistës "Masik Bhor", SDDF JOURNAL dhe që nga viti 2023 është  bashkë - redaktor i Revistës The Pen Magazine e drejtuar Nga Dr. Eva Lianou Petropoulou (Greqi). Hasan Nashid është autor i vlerësuar në shumë çmime. Ai shkruan trillime krimi dhe fiction, thriller, mistere, fantazi, tregime perëndimore dhe romanca. Në kohën e lirë, ai u dedikohet dhe shkruan tregime, poezi, artikuj, ese, libra për fëmijë, ditarë dhe libra frymëzues me vizatime.

GRABITQARËT

Plot me hajdutë është qyteti
Na mbetet për të parë cili do të jetë fundi?
Si shiten flamujt?
Kur do të zhduken grabitqarët?

Monitorimi satelitor
Bangabandhu-1 në një vend tjetër
Askush nuk ka guximin pyetje të bëjë
Pse ky vend ka qeverisje kaq të keqe?

Në shkallën e artë në shtëpinë e shkatërruar
Ky tiran stomakon po i shkelmon
Ku njerëzit nga homoseksualiteti dehen
Të shohim për sa kohë do të zgjasë...

ZOGU I ËNDRRAVE

Ti je bebëza e syve të mi
Yjet në natën e errët
Ti je hënxa e natës së ndriçuar nga hëna.
Çorientim marramendës!

Ti je zogu im i lulëzuar.
Hark dashurie
Si në shtegun e fshatit
Altaranga që përvëlon!

Flutura shumëngjyrëshe,
Esenca dhe vajra 
Ti je lumi im i jetës.
Ëndrra e Diwalit.

-Përgatiti dhe përktheu Angela Kosta Akademike, shkrimtare, poete, eseiste, kritike letrare, redaktore, promovuese, gazetare