SONTE - Meri Bo

SONTE - Meri Bo
SONTE
 
Sonte,
me duhet të shkruaj vetëm për ty
për sytë e tu,
qe i ngatërroj shpesh me yjet.
 
Yjet ëndërrimtarë,
qe venë kokën mbi jastëk nate
dhe shohin ëndrra,
mbështjellë me letra të holla si letër cigareje.
 
Ato
të bëjnë gjithmonë të buzëqeshësh
edhe pse ka frike ta prekesh.
Ja shiko
Hëna që ndrin dhe Gushti po vjen enkas për ty.
Përqafoji,
para se të vdesësh dhe mos i lerë të qajnë.
Magjia e përqafimit mund të dehë dhe qiellin.!