Gabriella Picerno (Përktheu: Angela Kosta)

Nga: Gabriella Picerno (Psikologe, Pedagoge - Itali)
Vitet e fundit, marrëdhëniet mes prindërve dhe fëmijëve po përjetojnë një transformim të dukshëm. Të kuptosh këtë lidhje do të thotë të futesh në një sistem dinamik ndërsjelljeje dhe zhvillimi, ku edukimi nuk është më vetëm transmetim rregullash, por një proces rritjeje të përbashkët.
Të kesh një fëmijë nuk do të thotë thjesht ta lindësh, por të pranosh një sfidë: të përfshihesh, të përshtatesh me ndryshimet dhe, mbi të gjitha, të kesh besim në aftësitë e tua edukative.
Të besosh tek fëmijët, të respektosh ritmet dhe personalitetin e tyre krijon themelet për një rritje të ekuilibruar dhe të ndërgjegjshme.
Të edukosh do të thotë të evoluosh!
Të jesh familje nuk do të thotë një arritje përfundimtar, por të jetosh një eksplorim të vazhdueshëm. Çdo fazë e zhvillimit të fëmijës sjell sfida të reja, kërkon përshtatje dhe rishikim, si nga fëmijët po ashtu edhe nga prindërit.
Të edukosh është të mësosh, çdo ditë.
Sot familjet përqendrohen më shumë në mirëqenien emocionale sesa në transmetimin e vlerave dhe normave. Ky ndryshim ka sjellë përfitime, por edhe kontradikta.
Afrimiteti i Familjes, familja juaj e rregullt:
Në të kaluarën, edukimi bazohej në autonomi dhe në përcaktimin e qartë të rregullave.
Sot, vlen siguria dhe mbrojtja, por shpesh prindërit shmangin konfliktet, duke hequr dorë të stabilizojnë limite të qarta. Kjo gjeneron pasiguri dhe një brishtësi në marrëdhënie që çojnë në pesimizëm dhe pajtueshmëri të tepruar.
Roli prindër - fëmijë: afrimitet i tepruar?
Nëse të kaluarën, distanca mes prindërve dhe fëmijëve ishte e theksuar; sot ajo është minimale. Kjo ka hapur forma të reja komunikimi, por në disa raste rolet ngatërrohen. Kur një prind bëhet “shok - shoqe” në vend që të jetë udhërrëfyes, fëmija humbet pikan e referimit të cilat mund të zhvillojë pasiguri dhe çorientim.
Evitimi i konflikteve me çdo kusht:
Shumë prindër, për të ruajtur një klimë të qetë familjare, heqin dorë nga vendosja e rregullave për të shmangur preokupimet. Por gjithësesi, konfliktet janë pjesë e rritjes: një edukim pa limite mund të gjenerojë më shumë probleme sesa zgjidhje.
E ardhmja e prindërve: cilat sfida na presin?
Si do të evoluojë roli i prindërve në vitet e ardhshme?
Shoqëria ndryshon me shpejtësi dhe prindërit e së ardhmes do të duhen të përshtaten me nevoja të reja dhe kontekste të reja sociale:
• Gjithnjë e më shumë hapësirë prindërve të vetëdijshëm: prindërit do të evokohen të zhvillojnë një dëgjim më të thellë emocional dhe të edukojnë përmes shembullit, jo përmes imponimeve të ashpra.
• Edukimi ngaj reziliencës: në një botë të pasigurt dhe në përparim të vazhdueshëm, fëmijët do të kenë nevojë të mësojnë si të përballojnë vështirësitë, pa qenë të mbrojtur nga vështirësitë.
• Teknologjia dhe edukimi: sfida do të jetë integrimi i botës dixhitale pa humbur vlerën e marrëdhënieve autentike dhe të kontaktit njerëzor.
Roli i prindërve të së ardhmes do të jetë një ekuilibër i ndërlikuar mes afrimitetit, rregullave dhe përshtatjes rreth ndryshimeve. Prindërit duhet të jenë pika të qëndrueshme referimi, të aftë të transmetojnë siguri pa e mbytur pavarësinë e fëmijëve. Të udhëheqësh fëmijët drejt një të ardhmeje më të vetëdijshme, do të thotë t’u ofrosh mjete për të përballuar jetën me qëndrueshmëri, autonomi dhe rregullsi të plotëshëndetshme emocionale.
..............................................................
Nga: Gabriella Picerno (Psikologe, Pedagoge)
Që në ditët e para të jetës, loja përfaqëson një komponent thelbësor në rritjen e çdo fëmije. Para se të marrë lodra, foshnja zbulon trupin e vet, duke prekur duart dhe këmbët me kureshtje dhe habi. Ky lloj eksplorimi gjeneron kënaqësi dhe argëtim, duke vendosur bazat për zhvillimin e tij kognitiv dhe zhvillues.
Në të kaluarën, loja shpesh konsiderohej një veprimtari me vlerë më të vogël në krahasim me studimin dhe punën, por kërkimet psikologjike dhe pedagogjike tashmë, e kanë përgënjeshtruar këtë bindje. Loja, në fakt, nuk është thjesht zbavitje, por një "punë" e vërtetë për fëmijët: ajo e përfshin pafundësisht, angazhon energjitë e tyre dhe kontribuon në rritjen personale.
Është një palestër e vërtetë për mendjen dhe emocionet, një mjet thelbësor në zhvillimin e aftësive kognitive dhe të inteligjencës emocionale. Përmes lojës, fëmijët mësojnë, eksplorojnë dhe përvetësojnë aftësi thelbësore të cat do t’i shoqërojnë gjatë gjithë jetës.
Lojrat për t’u rritur
Që në vitet e para të jetës, loja stimulon trurin e fëmijëve, duke i ndihmuar të ndërtojnë lidhje të rëndësishme neronesh. Studime shkencore kanë treguar se loja përmirëson kujtesën, aftësinë për të zgjidhur problemet e vështira dhe mendimet kritike. Çdo aktivitet lojërash aktivizon procese të ndryshme njohurish: të mendojmë për lojërat e ndërtimit dhe ato të manipulimit, që zhvillojnë aftësitë logjike, ose për lojërat me role, që i ndihmojnë fëmijët të përjetojnë situata të ndryshme, duke zhvilluar kreativitetin dhe mendimin strategjik. Kurse lojërat shoqërore, nga ana tjetër, mund të forcojnë kujtesën, përqendrimin dhe arsyetimin.
Loja ofron një terren pjellor për njourinë spontane: ndërsa argëtohen, fëmijët përvetësojnë koncepte matematikore, gjuhësore dhe shkencore pa e ndierë barrën e edukimit formal. Në një botë ku gjithnjë e më shumë theksohen kompetencat akademike dhe aktivitetet e strukturuara, është thelbësore të kujtojmë se loja e lirë dhe kreative, shpesh, është më tepër efektive sesa shumë mësime teorike.
Përveç stimulimit të aftësive njohëse dhe sociale, loja i ndihmon fëmijët të përballen me emocione si ankthi, frika dhe pasiguria.
Fëmija përdor lojën për të shprehur shtytjet emocionale dhe për të ripërjetuar përvoja, duke i rindërtuar në mënyrë që të ndjehet i plotësuar. Në momentet e lojës, ai eksploron ndjenja si rivaliteti, xhelozia dhe dëshira për dominim, duke gjetur një ekuilibër të brendshëm. Loja, pra, ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e inteligjencës emocionale, e cila do të thotë aftësi për të njohur, menaxhuar dhe shprehur emocionet.
Është pikërisht përmes lojës që fëmijët mësojnë të kuptojnë veten dhe të tjerët, duke zhvilluar empatinë dhe aftësitë vetë - personale. Loja simbolike, për shembull, ndihmon fëmijën të shprehë dhe përpunojë emocionet dhe përjetimet personale, ashtu sikurse loja në grup e ndihmon të menaxhojë dinamikat personale duke aktivizuar bashkëpunimin dhe respektimin e rregullave. Edhe loja me lëvizje ka ndikim pozitiv, sepse ndihmon në vetërregullimin emocional.
Të luash me fëmijë të tjerë i mëson ata të shoqërohen, të respektojnë radhën dhe të kapërcejnë vështirësitë, kompetenca thelbësore këto, për të ndërtuar marrëdhënie të shëndetshme në moshën e rritur. Për më tepër, loja është një mjet i fuqishëm për menaxhimin e stresit: shumë fëmijë çlirojnë ankthin dhe tensionet emocionale përmes aktiviteteve të përsëritura të lojrave, pasi i bëjnë të ndjehen të sigurtë dhe me stabilitet.
Të luash nuk do të thotë vetëm të argëtohesh, por edhe të zhvillosh aftësi për zgjidhjen e problemeve, imagjinatën dhe shoqërimin.
Roli i të rriturit nuk duhet të jetë pengesa apo struktura e tepruar e lojës, por inkurajimi i saj, duke i lënë hapësirë edhe krijimtarisë së fëmijës.
Të luajnë vetëm apo në shoqëri
Fëmijët shpesh kanë momente ku luajnë të vetmuar, krijojnë skena fantastike, me lojëra të përbashkëta me shokë dhe të rritur. Shpesh, ata dëshirojnë të përfshijnë prindërit, duke e kthyer lojën në një rast për shkëmbim emocional dhe ndërrim rolesh. Por jo të gjithë prindërit pranojnë me dëshirë të luajnë me fëmijët, sepse janë të zënë nga ritmet e vrullshme të jetës së përditshme.
Heqja dorë nga këto momente do të thotë të humbasësh raste të çmuara lidhjeje dhe afërsie.
Të luash me fëmijët nuk është humbje kohe, por një investim në marrëdhënien me ta. Nuk nevojiten lodra të sofistikuara apo të shtrenjta: ndonjëherë mjafton një objekt i zakonshëm për të krijuar një aktivitet tërheqës dhe stimulues.
Lojërat elektronike: mundësi dhe rreziqe:
Sot fëmijët janë gjithnjë e më të impenjuar në lojërat dixhitale, të cilat zënë një vend të rëndësishëm në procesin e tyre të rritjes.
Lojërat elektronike si PlayStation dhe Nintendo Switch janë bërë shokët të aventurave të tyre virtuale. Nga njëra anë, lojërat elektronike mund të ndihmojnë në zhvillimin e aftësive si koordinimi dhe shpejtësia e të menduarit, por nga ana tjetër, disa përmbajtje të dhunshme mund të jenë problematike, sidomos kur fëmijët nuk kanë pranë figura emocionale që t’i ndihmojnë të përpunojnë imazhet.
Ekstremizimi i diskutimit mbi lojërat dixhitale mund të jetë i gabuar: demonizimi i tyre është një gabim, ashtu si edhe idealizimi i tyre si mjete të pazëvendësueshme edukative. Çelësi qëndron në arsyen e shëndoshë dhe ekuilibrin, duke i shoqëruar fëmijët në zgjedhje të vetëdijshme e kritike, pa ndalesa absolute, por me dialog konstruktiv.
Roli i të rriturve dhe rëndësia e lojës spontane
Edhe pse është një aktivitet natyral dhe themelor, loja shpesh nënvlerësohet nga të rriturit, të cilët priren të mbushin ditët e fëmijëve me kurse gjuhe, muzike dhe aktivitete të tjera të strukturuara, duke reduktuar ndjeshëm kohën e lojës së lirë. Kjo mund të ketë pasoja negative, pasi shumë fëmijë sot e kanë të vështirë të organizojnë momente loje spontane, gjë që ndikon në aftësinë e tyre për t’u përqendruar dhe për të qenë të vëmendshëm, (aftësi thelbësore për përballimin e shkollës fillore).
Shoqëria moderne imponon një paradoks: pritet që fëmijët të jenë gjithnjë e më të aftë, por nuk u jepet koha e nevojshme për të zhvilluar autonominë dhe krijimtarinë. Loja, përkundrazi, nxit inteligjencën më shumë se shumë aktivitete të imponuara nga të rriturit. Kur një fëmijë luan, ai përjeton një liri të plotë, aq i zhytur në botën e tij saqë nuk ndjen asnjë shpërqendrim të jashtëm.
Përfundimi
Loja është një shtyllë e pazëvendësueshme e zhvillimit të fëmijës. Nuk është kohë e humbur, por një investim i çmuar për të ardhmen e tij.
Ajo është motori i të nxënit dhe i zhvillimit emocional. Loja nuk formon vetëm mendje të ndritura, por edhe njerëz të vetëdijshëm dhe empatikë.
Të mbrosh të drejtën e lojrave, do të thotë t’u garantosh fëmijëve një zhvillim të harmonishëm, duke i përgatitur për jetën me krijimtari, siguri dhe aftësi sociale. Të rriturit dhe shoqëria kanë detyrën të njohin vlerën e lojës dhe ta integrojnë atë në zakonet e përditshme, në mënyrë që çdo fëmijë të ketë mundësi të rritet, duke shprehur plotësisht potencialin e tij, si intelektual ashtu edhe emocional. Të rriturit kanë për detyrë ta mbrojnë dhe ta vlerësojnë lojën, duke i lejuar më të vegjlit të rriten në një mjedis që favorizon krijimtarinë, shoqërinë dhe mirëqenien emocionale.
(www.gabriellapicerno.com)
Përktheu: Angela Kosta