Fitore Berisha - KOSOVË SHTATQËNDISUR (poezi)

Fitore Berisha - KOSOVË SHTATQËNDISUR (poezi)
KOSOVË SHTATQËNDISUR
 
Kosovë shtatqëndisur
Me shkrepa të thepisur
Sa të bukura më jeni
Për zemër që më keni
 
Që nga rrëza deri te maja
Ju rrahin erëra të forta
S’ju lëkund kurrë shpata
As ju kapi dot morta
 
Jeni fole shkëmbore
Për shqiponjat madhështore
Për hapin e trimërisë
Dhe gjoksin e burrërisë