Manushaqe Ramadan Shalsi

Manushaqe Ramadan Shalsi
ZEMRA E ATEDHEUT
 
Në krahët e tu ëndërroja të isha, ëndërroja..
Nuk di nëse të takova a nëse të pash diku larg.
Fluturimin e nisa me krahët e njoma
Atje lart mes reve dhe dritës që puthte çdo prag.
 
Në sytë që lëshojnë zjarr e dritë,
Brenda çdo shikimi ishe ti,e bukur si një zanë a një vegim.
Ishin lindjet e horizonteve në qiejt e shpirtit.
Diell i pa mat pa asnjeri perëndim.
 
A ishte ëndërr, jetë, fjalë a realitet,
Liri e shtirur liri e vërtet.
Nuk munda ta besoj, nuk munda ta shijoj atë bukuri.
Nuk arrita të gjej atë magji.
 
Sa shumë labirinte mbushur vetëm me errësirë.
Fluturime me krahët e prerë e dritën e rrëmbyer.
Sa hije hidhërimi pabesie,e përsëri të kërkova.
Nuk di a të njoha qoftë edhe një herë nuk di. Ku je fshehur?
 
 Të kërkoj mbi krahët e prangosura të një shqiponje..
A ndoshta mos je në zemrën e një Luani të plagosur prej një shtrige,
A mos në burgje pafajësish helmuar të shpirtit?
 
Përsëri të kërkova e asnjëherë nuk të gjeta.
Mbase ishe arratisur bashkë me lumturinë.
Ajo që gjithë jetën më shpoi si gjembat në ferrë.
Atje për  të ishte, me tjetër bot.
 
Vetmuar në pritje, mes hyjesh veshur me lot.
Por jo nuk kishte si të ndodhte ndryshe,
Folëza e zemrës tënde po ngjan si një dallëndyshe.
Liria apo lumturia do e sillë atë në gjoksin e kësaj nëne?
 
Është ftohtë, dimri i madh troket në çdo dit.
Folëza e zemrës të prishet nga stuhitë paskësh qenë.
 
Sa shumë stuhi kjo vjeshtë e çmendur.
Sa shumë e trishtë.
 
Mbrapa në ëndrrat e tua mbetur ëndrrat për liri.
Nuk mund ti gjej në këtë dimër në vetmi.
Kam shtruar mes zemrës time krahët e tu..
 
Dy ngjyrat e gjakut shkruar në pentagram
Lirinë e zemrës të jetës ta mbaj shtrënguar tek e shoh ndare në pjesë.
Zjarret e urrejtjes ti shuaj e dashurin për atdheun ta ndezë.
Lirinë e nderuar si një zonjë mbi parlament.
 
Ja këtu në zemër më dhemb çdo kapilar
Lotoj, me lot e laj plagën tënde.
Zemra e atdheut  po vdes.
Mos shko! Jo nuk të le. Këtu në zemrën time do të të mbaj .
Në zemrën që vet ma dhe.
O zemër e atdheut tim e madhe je.
 
(Manushaqe Ramadan Shalsi)
09.10 2024 Durrës