GRUA!
Gjithë ari i botës
s'ka vlerë pa praninë e saj
Gjithçka ngjan e shkretë
si një shtëpi e vetmuar pa zotë.
Forma e çmuar
e pranisë së saj është gjithçka
Dashuria qe buron nga lëvizje e gjest i saj
Revolucionet e ardhshëm
fillimi, mbarimi dhe ringjallja.
Të gjithë këngët e shkruara
kanë gdhendur qenien dhe vazhdojnë përsëri.
Piktorët e mëdhenj
Rafaeli, Mikelanxhelo, Klim
ja kanë qëndisur buzëqeshjen.
Para saj penelat lëvizin vet
dhe simfonitë i kana notat prej kuarci
Grua, nënë, vajzë, motër
Emër qe i përbuz vogëlimat
Ti ke fuqinë t’i ngresh në piedestal
bukuritë e ta përbuzesh të shëmtuarën.
Mbas saj vijnë pranverat dhe verat
Vjeshta bëhet më e kuqërremtë
frutat, janë kaq të ëmbël.
Mjafton ta duash
dhe mrekullitë bëhen të prekshme
Trokitja në portat e përjetësisë
bëhet e prekshme!