Linda Shaqiri - KTHIM NË HORIZONT

Linda Shaqiri - KTHIM NË HORIZONT
KTHIM NË HORIZONT
 
Për një çast,
Rrotullohu rreth vetes,
Ktheje këndin në horizont,
Vetëm një çast,
Bashkohu me veten,
Shijo shijen ndër vitet e tua,
Si mozaik ndërto fjalë,
Fjalinë e humbur gjeje,
Diku në mesin e kryefjalës,
Afër gjymtyrës tjetër,
Bashko trupin me jetën,
Aty në vendin e vjetër,
Ku hodhe hapat e parë të vetvetes,
Belbëzove hijen tënde,
Pasqyrën theve,
Numërove grimcat për 7 vjet pa fat,
Eh!!!
Gënjeshtra peshoi rëndë,
Lotin shqeve për një copëz xham,
Marrëzi në diell,
Kuptove fjalinë në mozaik?
Një çast,
Sa një shekull në një copëz letër!