ME SHKAS
Në kuadër të javës për të drejtat e viktimave të krimit:
Faktorët që mund të shkaktojn dhunën në familje:
--Dhuna në familje mund të shkaktohet nga çrregullimet e personalitetit, nga alkooli apo përdorimi i substancave narkotike, humbjes së vetëkontrollit, zemërimit, stresit apo problemet në marrëdhënie në çifte. Dëshira për ta sunduar dikë dhe për të vendosur e për të ushtruar pushtet e kontroll ndaj tjetrit është faktori kryesor i dhunës në familje. Kjo mund të shfaqet në formë të pushtetit dhe kontrollit që vendosin bashkëshortët ndaj njëri tjetrit, prindi ndaj fëmijës, personat tjerë ndaj personave me paaftësi dhe të moshuarve, mund të jenë faktor të tjerë që shkaktojnë dhunën në familje.
Faktorët tjerë sekondar që mund të shkaktojnë dhunën familjare janë:
-Faktorët e jashtëm shoqëror si: ndikimi i kulturës, ekonomisë, politikës, lëvizjet e mëdha demografike
-Faktorët e brendshëm familjar si: modelet me të cilat janë rritur, edukata e familjes, dhe mënyra e rritjes së fëmijëve
-Faktorët e nivelit personal si: problemet e shëndetit mendor të individit, abuzimi me alkoolin, substancave narkotike, streset, nivelin kulturor, çrregullimet e ndryshme të personalitetit, përvojat personale në marrëdhëniet familjare, kushtet e vështira ekonomike, mungesa e njërit prind. Ndërsa shkaqet që e sjellin dhunën në familje janë me sa vijon:
-Konsumimi i alkoolit
-Përdorimi i drogës
-Xhelozia
-Dëshira për të pasur ndikim apo pushtet sundues tek bashkëshorti(bashkëshortja)
-Bixhozi
-Karakteri i dhunshëm agresiv
-Papunësia
-Gjendja e vështir ekonomik
-Çështjet pasurore-pronësia e përbashkët pasurore
-Mosmarrëveshjet, konfliktet familjare
-Zgjedhja e martesës
-Lidhja jashtëmartesore
-Konfliktet për kujdestarin e fëmijëve
-Mentaliteti konservativ
-Bashkëshorti rrjedh nga familja në të cilat ka qen prezente dhuna familjare në moshën e fëmijërisë
-Shtytja e anëtarëve të familjes duke mveshur gjëra të pavërteta
-Ndalimi për të krijuar marrëdhënie pune
-Ndalimi për tu arsimuar etj.