Rubjana Nika (Cikël poetik)

Rubjana Nika (Cikël poetik)
Rubjana Nika
 
ABUZIM

Je e vetme o botë,
s'ke të dytë
e të zgjedh nuk mund,
që të jetoj jetën si duhet
e marrëzisë t'i jap fund.

Të kisha mundësi zgjedhjeje,
ty botë 
s'do mund të zgjidhja dot,
jo kështu si je ,
jo në këtë gjendje
si je katandisur sot.

Ty botë,shtëpia jonë,
që Zoti na e dhuroi
aq bujarisht,
jo për fajin tënd,
por të banorëve të tu,
që të tjetërsuan
aq brutalisht.

Ty botë,
streha jonë,
me mrekulli të pafund,
banorët e tu mjeranë,
të kohës së sotme,
harruan amanetet,
e po të ndyjnë,
me sa mund.
 
FËMIJËRI BUZËQESHUR

Eh,malli  fëmijërisë së hershme,
më feksesh tek-tuk ndonjëherë,
ma sjell një kujtim shfaqur çastit,
grimca shpërndarë nëpër erë.

Eh ,mall i heshtur, për pak zgjohet,
e jetën "e prish"për pak,
zemra hepohet , ndalohet,
nga malli yt pikon gjak.
 
Eh ,mall i hershëm fëminor,
sa vjen e shfaqesh pareshtur,
pleqëria troket me një dorë,
e ti fëmijëri buzëqeshur.


Eh ,mall i bukur,zemërplasur,
kaq pamëshirshëm mos lodro,
herë vjen, më gënjen,me të qasur,
herë prej ëndrrës më largo.
 
DRITË NGA PARAJSA

Mos më kërkoni në heshtjen e rëndë,
në pikëllim që zemrën mbërthen,
nga drita flas,mos më qani më,
unë jam diku,në të ndriturin vend.

Në heshtje,qetësi,paqerrethuar,
si në një ëndërr të butë,të brishtë,
me dritën time mbusheni shpirtin,
dashuria ime ju bëftë dritë.

Veç më kujtoni me dritë,jo me plagë,
unë nuk kam vdekur,
veç vendndërruar,
unë jam kudo,ju ruaj nga lart,
ndaj mos më qani me shpirt copëtuar.

Ju shikoj,ju ndjej,ju dua si dikur,
me pengje  zemrën mos rëndoni,
jam si një kujtim që nuk tretet kurrë,
frymoni,jetoni,falni,dashuroni.
.......................................
 
SMILING CHILDHOOD

Oh, longing for my early youth so dear,
you visit me from time to time with grace,
you bring a memory that appears quite clear,
fragments scattered through time and space.

Oh, silent longing, briefly you awaken,
and "ruin" life for just a while,
the heart stops beating, wholly shaken,
from your longing blood drops vile.

Oh, early childhood longing pure,
how often you appear without rest,
old age knocks with hand unsure,
while you, childhood, smile blessed.

Oh, beautiful longing, heart that's breaking,
don't play so mercilessly with me,
sometimes you come, my soul partaking,
sometimes from dreams you set me free.