Ilir Shaqiri (poezi)

Ilir Shaqiri (poezi)
...s'ka gojë tempulli i Medaurit
për shëmbëllesën atipike,
qëkur moli i ra gurit
bren hirplotën semantike...
 
Bokë e heshtur, pak e trembur,
sa e lashtë e sa e brishtë,
ku ta gjej syblertën gdhendur?
Bukuri - lavdi e trishtë.
 
Kur Teuta këndej mbretëronte
e kur vashat bënin pajë
t'gjitha kështjellat e përbotshme
ulnin kokën para saj...!