Rrahman Hyseni - "MISTERET E NJË DASHURIE" (roman)

Rrahman Hyseni - "MISTERET E NJË DASHURIE" (roman)
Shkëputur nga romani "MISTERET E NJË DASHURIE".
 
Për herë të parë e të fundit, në jetën time të dashurova vetëm ty. Ama dashurova çmendurisht. Aq më shumë që t'i më urreje, unë të doja ty.
 
Ditët e panumërta, të kaluara nën hijen e vdekjes e me shpresën e jetës; dashuri e vrarë nga egoja e një dashurie që tund dhe që asnjëherë nuk u kthye me të njëjtën monedhë. Ëndrra, pasione, dëshira, të gjitha "Mistere të një dashurie".
Urreitje, dhunë, intriga, kohë e rrëmbyer mes katër mureve, verbërim , robërim, jopendim në tendencë për të "rrëmbyer" dashurinë që s' i ofrohej dot.
Në situata ekstreme, kohë mizore, vrapuar në kërkim të shpëtimit, në rrugët e panjohura, "zhytur" në "misteret e një dashurie".
Ëndërr, mbetur e parealizuar nga vitet që ranë në gojën e së keqes duke i gllabëruar momentet, ngul dhëmbin e tërbimit, por s' i bindet një jete të urdhëruar mes ferrit, të krijuar nga uzurpues, pas dekadave gjeti liri në " Misteret e një dashurie", realizim ëndrre të dëshirës...