Marina Majakovska - OQEANI I GRAVE dhe FEMËRORE

Marina Majakovska - OQEANI I GRAVE dhe FEMËRORE
OQEANI I GRAVE
 
Në ujë të vluar
fjalësh
lahet
shpirti im.
Heshtja flet!
Çelësi ngec në vrimë.
Kujdes!
Britmë e çmendur, egërsisht
nga ky trup femre
refuzon të heshtë.
 
Marina Mijakovska / Oqeani i grave
________________________________________
 
FEMËRORE
 
Flas me të lëngshmen brenda meje.
Ku të fshihem?
 
Unë jam arkivol i dëshirave të zjarrta!?
 
As më pak
As më shumë
UNË!
Qesh me heshtjen.
Rapsodi nxitjesh.
E shtrëngoj penën me dhëmbë!
Thyej kockat nga ndalesat!
Derdhem në jargë
me
fjalë femrash!
 
Marina Mijakovska / Oqeani i grave
________________________________________