Zymer H. Haliti - BUZËQESHJA JOTE

Zymer H. Haliti - BUZËQESHJA JOTE
BUZËQESHJA JOTE
 
Kur ti më buzëqeshë
ndriçon dielli
kur më shikon
këndon ëmbël bilbili
jeta bëhet kopsht me ngjyra ylberi
kënga merr notat me erë trëndafili
 
Kur ti më buzëqesh
ndrit fytyra jote
unë ndihem fatlum
si një margaritar
të gjitha lulet çelin
me erëra baziloke
dhe jeta merr kuptim
si det i paanë
 
Kur më buzëqeshë
sytë t'shkëlqejnë
jeta ime merr shije
me ëmbëlsi fiku
ca mornica të freskëta më rrëmbejnë
e them edhe kjo ditë e bukur më iku
 
Kur ti më buzëqesh,
ëmbëlsohet jeta
përmes disa luleve
nektar sjell bleta
kur ti më buzëqeshë
 hëna shkëlqen
je Ti magjia
që zemrën më rrëmben.