PËRURIM I LIBRIT MONOGRAFI “DIALOG ME GJYSHIN” VUSHTRRI
PËRURIM I LIBRIT MONOGRAFI “DIALOG ME GJYSHIN”
Në Vushtrri, më 1 gusht 2022, është përuruar libri monografik “DIALOG ME GJYSHIN” i Ibrahim Kuçit. Në përurim morën pjesë” Kryetar Ferit Idrizi me stafin tuaj, veteranë të arsimit, luftëtarë, komandantë, familjarë dëshmorësh, invalidë e veteranë të UÇK-së, mësimdhënës e dashamirë të librit!
Në fjalën e tij Prof. Bedri Tahiri ndër të tjera tha: Kohëve të fundit ka zënë të bëhet traditë hartimi i monografive familjare, gjë që është punë me vlerë edhe për historiografinë në përgjithësi. Aq më mirë kur kjo po bëhet nga vetë pinjojtë e familjeve, sepse ato po dalin më të kompletuara në aspektin e gjenealogjisë e të trashëgimisë. Fotoalbumi apo siç e quan autori Galeria e Monografisë është si kapak floriri që e përmbyll librin monografik “DIALOG ME GJYSHIN”, e duke e arsyetuar atë thënien e vjetër: Një foto sa njëmijë fjalë.
Në të përfunduar, mund të konstatojmë se libri “DIALOG ME GJYSHIN” i autorit Ibrahim Kuçi, është një monografi e realizuar bukur, e detajuar deri në imtësi, për një familje të madhe, me mbi katërmijë portrete familjarësh, për familjen e Ali Kuçit, me rrënjë nga Abria e Drenicës, e kalitur në Grabanicë të Toplicës dhe sot e shpërndarë e degëzuar gjithandej: në Kosovë, në Shqipëri e në Turqi.