Teuta Muji - GRUAS SË DËSHMORIT
Kushtojani një ditë
asaj që fjongon e bardhë
mbështolli me shaminë kuq e zi
Kushtojani nënës
asaj që i mbetën duart në gji
Kushtojani asaj shtojzovalleje që
bjeshkët do t’i bartë mbi supe
e diell nuk do të shohë me sy
Nëna
ajo pra që me gjirin melhem
mëkoi trimin e maleve
për t’i dalë zot kullës së gjyshit
Ajo
që me uratën e dritës
u dogj nëpër kohët barbare
vetëm e vetëm që e ardhmja të shndrijë
A nuk është ajo
heroinë e kohëve
që përjetoi dhimbjen në shpirt?!
Dhe sot
kur i këndojmë lavdisë
të kremtojmë edhe një ditë
se nuk është tepër
Një ditë feste
për nënat shamizeza
Atyre që
mbetën simbol i krenarisë...