Sherife Berisha-Thaçi - Plisi ynë

Sherife Berisha-Thaçi - Plisi ynë
PLISI YNË   
 
Plisi ynë fisnik,
Sikur borë i bardhë,
Shkëlqen tek çdo mik,
Dhe na bënë krenar.
 
Shkëlqen nga bardhësia,
Bukur rrin mbi kokë,
Lum bënë shqiptaria,
Je i vetmi  n’botë.
  
Ty plisbardhë, që na bënë krenar,
Nga koka nuk të heqim,
Kemi  lind  shqiptarë,
Shqiptar do të vdesim.
 
Në tokën  Arbërore
Ka rrënjët Lisi e Plisi,
Janë tona stërgjyshore
Amanet nga Fisi.