Angela Kosta shqipëroi vargjet e poetit të mirënjohur Gianni Rodari
Po të isha bukëpjekës
Do të doja të piqja një bukë
Kaq të madhe sa do t'i ushqeja Të gjithë,
të gjithë njerëzit që nuk kanë të hanë.
Një bukë më të madhe se dielli
Të artë, me aromë
Si manushaqet
Një bukë si kjo
Do të vinin ta hanin
Nga India dhe Kilia
Të varfërit, fëmijët
të moshuarit dhe zogjtë.
Do të ishte një datë
që do të studiohej përmendësh:
Një ditë pa uri!
Dita më e bukur e të gjithë historisë.
Dikush që di shumë
të ma shpjegojë këtë mister:
qielli është i të gjithë syve
i çdo syri është i gjithë qielli.
Është i imi kur e shikoj.
është i plakut, i fëmijës,
i mbretit, i kopshtarit
i poetit, i fshesaxhiut.
Nuk ka të varfër shumë të varfër
që mos të jetë padron.
Lepuri i frikësuar
sa luani ka frikë.
Qielli është për të gjithë sytë,
dhe çdo sy, nëse do,
e merr të gjithë hënën,
yjet, kometat, diellin.
Çdo sy gjithçka merr
dhe nuk i mungon asgjë:
kush qiellin i fundit e shikon
nuk e sheh më pak ndriçues.
Ma shpjegoni pra ju,
në prozë ose në vargje,
pse qielli është vetëm një
dhe toka është e gjitha në copëza?
Ka gjëra për të bërë çdo ditë:
Të lahemi, të studjojmë, të luajmë
Të pregatisim tavolinën
Në mesditë.
Ka gjëra për të bërë natën:
Të mbyllim sytë, të flemë
Të kemi ëndrra për të ëndërruar,
Veshë për të dëgjuar.
Ka gjëra që të mos i bëjmë kurrë,
As ditën, as natën
As nga deti, as nga toka:
Për shembull, LUFTA.
GJINKALLA DHE MILINGONA
I kërkoj falje përrallës së lashtë
Nëse nuk më pëlqen milingona kërrnace
Unë jam nga ana e gjinkallës
Sepse kënga më e bukur nuk shet...
Dhuron!