BOTA DHE JETA
Jeta është e shkurtër,
Bota – pafund e madhe.
Çdo ditë që kalon,
Një pjesë e jetës ikën ngadalë.
Bota zgjerohet përtej çdo hapësire,
Çdo gjë mbetet e njëjtë,
Ashtu siç e përshkruan zemra,
Jetën e fiton – ashtu siç e ndërton vetë.
Koha fitohet,
Mos e humb pa arsye -
Se me çdo sekondë të humbur,
Një pjesë nga ti largohet.
Dhuro dashuri, tolerancë -
Ashtu ecën vetë jeta.
Duaje botën që të rrethon,
Zgjeroje me ndjenja, me ëndrra, me jetë.
Jeta është e bukur,
Ashtu siç ti dëshiron ta bësh.
Fito copëzat e saj,
Mos i lër të treten në ditë të zakonshme.
Lëri ditët të rrjedhin,
Po kujtimet ruaji si perlë në shpirt,
Të bukura, si vetë bota që të përqafon.
Jepi jetë vetes, shijoje,
Se bota e çdo njeriu është jeta e vet.
Duaje veten, mbroje jetën -
Është pasuria më e çmuar mbi këtë dhe.
Shijoje, lumturohu, hape zemrën,
Ndërto botën tënde e jeto!
Sepse bota është e bukur,
Nëse ti zgjedh të mos e prishësh atë.
E RRETHUAR ME GJEMBA
Jam e lodhur e në merzi,
E lidhur jam në tel me gjemba,
E vrarë jam e më dhemb zemra
Jam lënduar nga tradhtia,
Sa herë më thua jam i pafaj,
Më ther shpirti e nis të qaj.
Sa herë fjalët i lëshon,
si gjemba në trup me shpojnë,
Zemra me kullon gjak e helm.
Pse më vrave se unë shumë të dua,
Jam e lodhur të lutem dëgjom mua,
Jeta është tepër e gjatë,
kemi kohë të ndryshojmë.
Dashnin si kam ne zemer mos vrit me gabime,
Hiqmi gjembat që më kanë rrethuar,
Ndërro, ndrysho jetën, lumturo,
Se tradhtia mes nesh besom se nuk shkon.
Se kjo zemer ty të do...