ËNDRRA
Çdo natë kopsis nga një ëndërr
Në këmishën e bardhë të natës
Që furfuliset nga erë ndryshimesh
Marr dhe jap me shpirt
Në dihatje të mbytura,
Të arrij atje
Ku yjet shkëlqimet si kanë të rreme
Vrapoj në shtigje ku zanat këndojnë këngë të pakëndueme,
Mbaj për krahësh babain edhe pse i vdekur
Më duket si atëherë kur ish i sëmurë
I bindem dhembjes dhe pse rrejshëm e takoj në gjumë
Ai s’më flet si zakonisht,
Por shoh që malli ia qep gojën të mos flasë
E më pas kalëroj
E hip mbi kuaj të kuq drejt instiktesh fluturuese.
PERASH
Është një udhë në qytetin ku linda fëmijët e mi
Që natën fle ndër shpirtra gjethesh
E zgjimet I ka në ditët mes buzëqeshjesh që të japin dritë
Quhet Perash
Në të bukurën Shkodër që flet me hyjnitë
Një udhë që fillimet I ka në ngjizje engjëjsh
E në pranverë bleron ndër lule bliri.
EMOCION
Mes gjendjesh amorfe të shpirtit
Emocionet luajnë kukamshehti lojën e çmendur të frikës
Qiejt të shembën brënda vetes
Në terri të egos
Dhe zëri brënda teje shuhet
Të sëmbon përtej të prekshmes
Të rrëmbejnë ngadalē pëllumbat e heshtjes.
MISTER
Misteri i ftohtë i heshtjes
Të ka vēnë pritë
Çarmatosëse zemra
Tek gulfon nën zjarr
Të ndjej për së largu
Dhe bëhem shēndetligë
Kur dita i druhet dhembjes
Për ty t’më më sjell njē fjalë..
NJË FIBONAÇ
Kam zgjedhur të veçoj
Gjithë të panjohurat e çdo dite
Edhe kur shumëfish më trazojnë gjëndjet më absurde
Trajtës së pathjeshtuar kohëve
Guaskës si një Fibonaç
Thyej konturet e të pamundurës
Barazimet ,
Shpirtit mos t’më marrin vlerë
Shumatorëve të turmës.
ËNDËRR
O ëndërr pranvere
E një nate të sëmurë
Gjykofsh veç për mirë
Se shpirti ka nevojë për zgjim
Këtij agu pa mbarim.