DARDANIA IME
Historia për dhe, tokë e flamur
Shkruar me pika gjaku heronjsh e heroinash
Tokë stërgjyshore e larë me lot e gjak
Plumba me gjoks ndaluam
Barotin ruajtem në arkat e nënlokeve
Për Dardani, Iliri e Shqipëri.
Shqiponja nuk ulet nën këmbë sorrash
Ndër shekuj prangosur nga padrejtësitë
pushkën për liri shtrënguar për tokën dardano ilire
Flijuar për liri tok me prijatarët flamurtar
Liria që dukej e largët, afër e dëshiruar
Në një copë harte që digjej mes Ballkanit
Shqyer nga bishat e Evropës, traktateve të nënshkruar.
Rrugës së fitores po i afrohej Ora e lirisë
Skaduan nënshkrimet e traktateve
Korbave kobtare iu ra “Saga e fantazisë”
Ujqërit mishngrënës nga dështimi do digjen
Llava e vullkanit i kapërdiu të gjallë
Hirin e gjykimit morën në bankat e drejtësisë.
Lotët e shekujve të kohës së mohuar
U kthyen në dritë e buzëqeshje fëmijësh
Atdheu im
Dardania ime
Flamur i qëndisur për Liri...