Hamide Axhami - SEKRET I SHPIRTIT TIM (poezi)

Hamide Axhami - SEKRET I SHPIRTIT TIM (poezi)
SEKRET I SHPIRTIT TIM
 
Zot, sa shumë u lumturova
Atë ditë që më ftove mua.
Në kopshtin tënd magjik
Me plotë lule të bukura.
 
Dëshirë e zjarrtë
Ngacmoi plagën e fashitur ndër mote.
Shpirt i harlisur,
Ndjenjës së bukur iu dorëzove.
 
Plagë e hapur,
derdhe dhimbjen e hidhur
mbi shtratin e bardhë.
 
Kënaqësinë e bukur i vodhe asaj.
Sa shumë mall ndjeva në atë çast.
Shpirti im atë ditë sikur u rinua
Ku së bashku kaluam çaste të pa harruara