Poezi nga Panajot Boli

Poezi nga Panajot Boli
IKU EDHE GUSHTI, MOJ MIKE
-sipas motiveve popullore-
 
Për aromën e ftoit, sa shumë më mori malli
Si fëmijë i paduruar afrohem,e shoh në sy
Ma ndal dorën e më flet si një zonjë e rendë
-Prit mik, t’i zverdhoj edhe pak gjinjtë e mi
 
Për lengun e kuq të  shegës më mori një etje
Si fëmijë kokrrat dua t’i mbledh në një kapak
Ma ndal dorën  e më flet topolakja me ushta
-Prit t’i skuq edhe ca, t’i ëmbëlsoj edhe pak
 
S’duroj  dhe rrushin e shtrydh fort  në dorë
E rrufis të dehem me këtë të bëkuarin musht
Më plase mike. Nuk e shikon? Erdhi vjeshta
Më zhuriti shpirtin ky behar, më gjithë gusht
 
 
Mos vallë pret të të hedh aromë i bukuri ftoi
E shega  të kuqëloj më ëmbëlsi ato buzët e tu?
Të pi e të dehem dhe unë me mushtin e rrushit
Dhe pastaj krejt i zalisur të bie në krahët e tu?
 
SOT, NJË VOGËLUSH...
 
Sot,
Vogëlushit i buzëqeshi,
Një diell me dyer e dritare
 
Ai u lumturua me të
E si fluturë vrapoi drejt tij
 
E  dorën e nënës harroi
 
Në krah,
Çanta me endrra ngarkuar
Me një karafil të kuq varur
 
Zogj çamarrok i ulen në sup
Këngë pranvere i thonë në vesh
 
E ai luante me to
 
Derën,
Piter Pani ia hapi duke  qeshur
Dhe i shaloi një kalë të bukur, të bukur
 
Një dorë engjellore i mori dorën
Ta ndihmoj të ngjis shkallët e diellit
 
Me Piter Panin që s’i ndahej
 
KA KOHË QË...
 
Ka net që ca re tinzare
Ma burgosen hënën
E unë i gujuar pranë dritarës
Rri i pagjumë
Më lutet edhe Bistrica ime
Ku është ajo?
E kisha përnatë tek lahej e flertonte
Me  të mirin tim, lumë.
 
Ka kohë që humbe edhe ti
Nuk e di ku dhe pse
Buzëqeshjen ta  pashë në mjegullnajë
Tek ikte si hije..
Unë dhe lumi ju presim zgjuar
Këtu në breg
Të çmendet  edhe nata,
Me një vals dashurie
 
Hëna,
Le të na lë pak vetem,
Të lahet si gorgonë në lumë
Të peshperis unë me puthje
-Shiko sa bukur,
Hëna në krahët e lumit
E lumturon aq shumë.