ARKIVOLI - Lulzim Hajdari

ARKIVOLI - Lulzim Hajdari

ARKIVOLI

 

Goditja me grushte e kabinës së makinës tip benz kamion e bëri shoferin të kërcente drejt përpjetë nga ulësja ku po drejtonte automjetin e tij mes vështirësive të rrugës nga era e fort që frynte atë natë e ngricat që e kishin pushtuar gjithë zonën tonë. Veriu me shtëllungat e dëborës të shpeshta ja bënin edhe më të vështir shikim dhe kontrollimin e rrugës disa metra larg.

Temperaturat ishin nën njëzet gradë minus. Lisat dhe degët e tyre bënin lëvizje të detyruara nën presionin e erës së fortë. Oshëtima e tyre dëgjohej edhe brenda në kabinë, edhe pse motori punonte zhurmshëm me forcë duke çarë borën që i kishte kaluar të njëzet e pesë centimetrat.

Rrugës aty nga qafa e malit një udhëtar e kishte zanë nata e priste me pakëz shpresë se mund të kalonte ndonjë makinë në këtë kohë të keqe. Brenda kishte një çift që i kishte marrë qysh nga kryeqyteti, më shumë për muhabet se rruga zgjaste gati tetë orë. Shoferi ndalon makinën duke i ardhur keq prej natzansit, e si i zanë në faj i thotë, si të duash hipë sipër karrocerisë, ftohtë është por këtu brenda s'ka vend, është i zanë. Ai i kënaqur pranon dhe kërcen menjëherë sipër. Struku diku në një qoshe i thotë shoferi përsëri, e ruaju nga kjo erë shumë e ftohtë që të pretë si thikë.

Shoferi pasi kishte transportuar andej disa materiale artizanale, këndej për kthim me urdhër të brigadierit të tij kishte ngarkuar dy arkivole, sepse do të bënin pas disa ditësh zhvarrimin e dy dëshmorëve nga vendi i mëparshëm ku preheshin për tek varrezat e dëshmorëve. Natzanësi kishte pikasur se arkivolet janë bosh, kishte hapur njërin nga ata dhe kishte hyrë brenda duke u

ruajtur më së miri nga i ftohti i asaj nate. Në mendime e sipër edhe pse rrinte si me frikë, sido që të jetë vetëm imazhi dhe emri arkivol është shumë i rëndë, por ai i lodhur dhe i rraskapitur nga udhëtimi që kishte bërë edhe në këmbë e zënë gjumi. Pas disa kilometrash në rrugë përsëri dy burra rrinin e dridheshin nga i ftohti, e kur shikojnë dritat e makinës për së largu ja bëjnë me dorë që të ndaloj. Shoferi e mbanë makinën e u thotë që brenda s'ka vend, vetëm sipër karrocerisë.

Ata s'presin më e kërcejnë me një frymë. Kishin dy tre orë që prisnin më kot të kalonte ndonjë makinë e tani për ta s'kishte më hezitim ose përzgjedhje. Sapo hipën sipër sytë vetvetiu u shkuan tek arkivolet, e shikuan njëri tjetrin në sy. Nuk folën asnjë fjalë, ngritën jakat e pelerinave që mos ti kapte era, u ulën në gjunjë me njërën dorë tek zengjini ku mbante spondatë e makinës për të mos u hapur. Pas disa orësh rrugëtimi udhëtari që kishte hipur i pari e rrinte e flinte gjumë për shtat palë qejfe brenda në arkivol hap sytë, shtrihet e mendon të dalë jashtë e të shikoj se ku mund të ishin dhe në kishin shumë për të mbërritur në qytetin K. Një të hapur kapakun e arkivolit dy udhëtarët e tjerë tmerrohen nga dalja e tij nga aty, duke piskatur lugati, kërcejnë nga spondatë e makinës poshtë në tok e rrokullisën nëpër shpatin thik të pjerrët. Njeriu që ishte brenda arkivolit mundohet t'i qetësoj po ata me një frymë ishin hedhur pa më të voglin hezitim. E goditjet e kabinës ishin aq të fuqishme sa shoferi e ndaloj menjëherë makinën edhe pse ajo shkoj disa metra duke rrëshqitur mbi borë. Udhëtari zbret nga karroceria që ishte, i mbushur në frymë dhe duke ju marrë goja thotë, ata u hodhën nga makina kur unë dola nga arkivoli ku isha strukur

nga i ftohti.

-Nga arkivoli u habit edhe shoferi.?

-Po po, i thotë ai, ata janë rrokullisur poshtë shpatit e nuk e di në janë vrarë a plagosur, dhe në e kanë ndalur vrapin se janë tmerruar shumë. Të dy zbritën poshtë shpatit me vështirësi nga bora e

degët e pemëve e shkurreve dhe ata i gjetën poshtë përroit me sytë zgurdulluar. Kundërshtonin me çdo kusht të ngjiteshin sipër e të hipnin përsëri në makinë. Shpjegimi e mbushja e mendjes së tyre se personi që ishte në arkivol ishte një natzanënes si puna juaj, ata nuk e besonin.

Njeri kishte thyer këmbën e tjetri ishte gërvishtur kraharorit gjatë hedhjes dhe ecjes mes shkurreve e ferrave pa vetëdije, e të frikësuar tej mase.

Më në fund, të frikësuarit i qetësuan dhe hipën përsëri në karrocerinë e makinës që rrugëtonte në drejtim të qytetit K. Për ta ngeli udhëtimi më i tmerrshëm dhe më i paharruari gjatë gjithë jetës së tyre. Ata s'morën pjesë kurrë nëpër varrime, sepse vetë pasqyrimi ose emri i arkivolit u stampos të dyve në trurin e tyre si diçka shumë tmerruese dhe stresuese.