Rekuiem për piktorin lezhian Mikel Paluca

Rekuiem për piktorin lezhian Mikel Paluca
Rekuiem për piktorin lezhian Mikel Paluca
Rekuiem për piktorin lezhian Mikel Paluca
Rekuiem për piktorin lezhian Mikel Paluca
Rekuiem për piktorin lezhian Mikel Paluca
 
ARTISTËT NUK VDESIN
 
Mikel Paluca ishte një piktor i shquar shqiptar, autor i qindra pikturave realiste të famshme jo vetëm në Shqipëri por në mbarë botën. Ishte artist e mjeshtër i brushës, krijues i artit e veprimtar i devotshëm. Mikeli ishte nga Lezha, kurse prej kohësh jetonte dhe punonte në Itali.
E njohëm atëherë kur Kosovës ende i vinte era shkrumb e hi, gjithandej kishte rrënoja, lot nënash e vuajtje nga lufta. Mikeli së bashku me kolegun e tij Gjovalin Dushaj erdhën në Kosovë për ta ndarë dhimbjen bashkë me popullin vëlla. Ata u bënë prishtinas, klinas, u bënë kosovar. Fillimisht u vendosen në lokalet e Trupës Artistike Ushtarake “Hamëz Jashari” në Prishtinë, ku dhe filluan veprimtarinë e tyre prej artistësh.
Mikel Paluca, gjatë rrugëtimit të tij artistik përvetësoj mjaftueshëm teknikat e punës në telajo e materiale tjera, përvetësoj figurën e njeriut përmes portretit, natyrën e qetë tradicionale të përpunuar, peizazhin e imagjinuar romantik, sidomos atë të temave historike.
Ai kishte talent dhe ide për dizajnin e logove të institucioneve e kompanive të ndryshme. Ideuan dhe dizajnuan logon e SHP të TMK-së, logon e TAU “Hamëz Jashari”, Qendra e kulturës “Jehona e Dukagjinit” Klinë, si dhe dhjetëra logo e simbole tjera. Mikeli në vitin 2005 hapi Ekspozitën e pavarur në Galerinë e Qendrës së Kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë, ku e vizituan mijëra artdashës e qytetar të Klinës me rrethinë.
Mikel Paluca ishte shpirt artisti, shok e mik i mirë, gazmor e i hareshëm në shoqëri. Ai gjatë gjithë jetës së i qëndroi besnik artit dhe brushës së tij, i cili la pas vepra të shumta në pikturë, si produkte shpirtërore, prandaj edhe thuhet e shkruhet se Artistët nuk vdesin.
 
Prishtinë – Klinë
Akademik Piktor Idriz Berisha
Dibran Fylli, regjisor/aktor