Eva Fellner (Përgatiti dhe përktheu Angela Kosta)

Eva Fellner (Përgatiti dhe përktheu Angela Kosta)
ARTISTJA EVA FELLNER - HUNGARI
 
Eva Fellner ka lindur në Hungari dhe jeton që nga viti 1977 në Vjenë - Austri. Eva u vlerësua në moshën 14 - vjeçare me çmimin e parë në konkursin shkollor të Budapestit në fushën e skulpturave të vogla. Pas diplomimit, ajo punoi si restauratore në Galerinë Kombëtare Hungareze. 
Përveç kësaj, Eva ka marrë pjesë pesë herë në javë në kurse, në degën pikturë të Desi Huber. 
Ajo ka punuar gjithashtu edhe në fushën e grafikës dhe pikturave (në porcelan) dhe ka përfunduar me sukses kursin si dekoruese e dritareve të dyqaneve. Për më tepër, Eva ka frekuentuar edhe kurse në Shkollën e Artit Lazarettgasse në Vjenë si dhe në seminare nga Prof. Fischer, Akademia e Arteve të Bukura dhe Profesor Kaiser, Universiteti i Artit i aplikuar edhe në Vjenë. 
Eva ka marrë pjesë në 60 ekspozita kombëtare dhe jashtë vendit, mes të cilave ka qenë pjesëmarrëse në Festivalin e Artit "16-17th Seoul Int'l Art Festival 2007 dhe 2009" Korea, konkursi dy vjeçar në Firence, Gallery 24 - Dumbo New York Prill 2008,Cmimi i Paqes Leopold Castle Klosterneuburg, Int. Art Festival Kiev, Seihoun Gallery, Los Angeles, Athinë, Las Vegas, Santa Fe, Gjermani, Barcelonë, Meksikë, Hungari, Kolumbi, Argjentinë, Rostov Museum Grekof, The Henan Art Museum in Chongqingu, Kina Winning Artist "The World's Greatest Erotic Art Today" Vol3 Book Presentation and Exhibitions Tour/USA, Projekti i Paqes Exhibitions Tour në SHBA, New York Billboard Times Square, Räresentantin për Austrinë në Muzeun e Amerika Miami, etjer...

 

Sot, veprat e Evës janë në galeritë dhe koleksionet e rëndësishme në të gjithë botën, dhe çdokush është i kënaqur që ajo ndan bujarisht me i GallerY veprat e saj shumë profesionale me ngjyra dhe energji vibrante. Drejtimi dhe forma e artit të saj, është një stil i ri dhe mendjehollësi intime që na flet nëpërmjet shprehjeve të lehta dhe lëvizjeve të gërshetuara. 
Eva përdor rrjedhshmërinë e furçës së saj, për të krijuar vizione pikturimi që çojnë nga një formë në tjetrën me teknikën sinew dhe line që është po aq organike po ashtu edhe sensuale.
Eva e përmbledh qasjen e saj me artin, duke thënë:
"Nga njëra anë, marr nga përvojat personale dhe nga ana tjetër nga vëzhgimet e mia. 
Ideja bazë e paraqitur në punën time është se çdo qenie e gjallë brenda mjedisit vetjak, ndërvepron dhe sundon jetën e saj në mënyrë të pavarur. Ajo që vjen nga kjo përvojë, bëhet trasparente në pikturat e mia." 
Eva përfaqësohet në SHBA nga Teravarna Gallery Los Angeles dhe që nga viti 2011 nga TheArtGuide në New York.
.............................................................

Përgatiti dhe përktheu Angela Kosta Akademike, Drejtore e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese