Gjelina Maçi Keçi - SHBURRNIMI

Gjelina Maçi Keçi - SHBURRNIMI
SHBURRNIMI
 
Në ishullin e mitit t'burrnisë,
Stërpikje me gjak Afërdite, deri n'Diell
E mytje n'lotë
Hupet tharmi i njerzisë,
Thatësi ndjenjash ndihet n'këtë
 
Botë. Dhembja pikon,
Prej qiellit t'universit
Shtetshterpsia i ngre kurth Pranverës
Dhe shpresës,
Prej menje t'dreqit
N'mes t 'ditës vjen ferri i jetës.
 
Hana e madhe vesh mantel t'zi,
I sheh t'vetëm Jetimët n'prag,
N'qiell të haptë bjen rrfeja,
Çahet qielli n'britma N'therrtore
Evat i pret vdekja.
 
Dera mbyll me dry
Vrahet jeta n'fill
Helm i pashpirt gjarpërijsh
Jeta shitet e blehet si në treg.
 
Shpirti amnor thrret natën pis n'varre,
Vampira t'dehun kërcejnë lidhun n'valle,
T'nesërmen prapë dhibmje,
Fjalë t'thanuna n'funerale,
Zoti me duar n'krye derdh lot,
sheh marri në bijtë e vet t'kqi.