GËZUAR DARDANI!
Në kohët e kohëve nga shekujt ke ardhur,
Më e vjetra ndër shoqet në këtë botë je ti,
Më e bukura e Ballkanit princeshë pa diamantë derdhur,
Më e vlera se çdo mbretëri.
Në dorë sot ke mbushur një gotë lavdi,
Nuk derdhet edhe pse oqeanet brenda në të i ke.
Me gjak trimash vaditur edhe shkëmbinj nga dushmanë,
E pa vdekshme edhe pse shumë trima ndarë nga zemrat janë.
Gëzuar Dardani, o trimëreshë më e mira e Ballkanit!
Gëzuar sot e mot me nder e lavdi!
Çdo trim që për ty ka rënë..
Nesër në këmbë për ty rilind përsëri!
Sa mall e dhimbje për trimat në zemër mban.
Sa peshë të rëndë në shpinë kohët të ngarkuan moj e pa faj!
Sa dit u kthyen në net për të rrëmbyer dritën e syve !
Dhe prapë ti meduzë mbi çdo tufan.
Bota kjo botë e ligësisë që shpirtin peng të pati grabitur,
Të hashoi gjith sa kishe dhënë për liri dhe pate rritur.
Bota, ja kjo e sotmja dhe e djeshmja ,kjo hipokrite që luan me fatin e lirisë,
Kjo,po,po, kjo që krahët e tua i vodhi ndër Bedena,
Sot edhe pse sheh e heshtur ri.
Dikur të kishte fshirë nga shekujt me bojë dhe hi.
Edhe pse të sheh mbas hijesh fshihet me dredhi.
Joooo...Nuk vdes asnjëherë Shqiptari zemër Luan!
Brënda teje o bot me hipokritë zemrën tënde kjo Dardani të pa vdekur ta mban.
Se që t'a dish moj botë edhe më mirë,
Kur ti sapo linde, Shqipëtari mbi këtë tok kishte hedhur rrënjë e filizat i pati mbirë.
Por ti ashtu si bëjnë vetëm hiena e kusarë,
Edhe emrin Dardani ja pate marë.
Nëse do duash të vrasësh Dardaninë ndonjëherë!
Dije moj bote se ti nuk do kesh më vlerë!
Brenda teje brenda Meduzës së vërtet është Dardania,
Nëse ti vdes nuk vdes Shqiptaria.
O e bukura ime, e shtrenjta ime me syt përlotur!
Ti çel gonxhet e jetës edhe pse me zemrën plagosur,
Jeta e trimave të rënë për të bukurën tënde pavarsi,
Është e shenjtëruar nga mijëra perëndi.
Le të dridhet toka le të bijer trumbeta!
Nuk fshihet Shqiponja, nuk vdes e vërteta.
Dardani ,Shqipëri, Mali i zi, Çamëri, Maqedoni, pesë zemra shtat përkrenare.
Një kala me shpirtrat ndezur drit ndër dritare.
O e bukura e urta që dhimbjet po i kthen në dritë!
Zoti të përkulet para gjakut të të rënëve e dëgjoj teksa pëshpërit..
Botë moj e moj botë!!
Dardaninë e bekuar kam në zemër dhe as një fjalë nuk mundet të ma shkuli dot.
Gëzuar!Gëzuar moj princeshë e bekuar!
Me dashuri vëllezërish të gjith të përbashkuar!
(Manushaqe Ramadan Shalsi)