Sibora Huda - KU PO SHKOJMË?!

Sibora Huda - KU PO SHKOJMË?!
Sibora Huda 
 
Lindur me 08.12.2007 në Tiranë. Është nxënëse me rezultate të shkëlqyera. E ftuar nga Ministria Arsimit Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini dhe nga Ministria e Kulturës Znj. Elva Margariti. E ftuar dhe në disa shkolla 9-vjecare në Shqipëri.
 
KU PO SHKOJMË?!
 
Si do të ecim ne si shoqëri,
kur djali i një biznesmeni,
nuk e ka shok djalin e një punonjësi shteti,
Kur një person ndihmon,
e një tjetër për këtë e "bullizon",
Ku do të shkojmë ne si shoqëri,
kur fëmija rritet me frymën e parasë,
kur fëmijës harrohet ti mësohet si të jetë njeri,
kur krahasohet me atë tjetrin,
që të mirat i ka 1001.
 
Ka akoma njerëz,
që ulen nëpër kafe,
e për të tjerë qajnë halle, 
ka akoma të rinj,
të cilëve të mësosh u duket marrëzi.
 
Koha shkon para,
e mentaliteti ynë në vend,
e kjo gjë të gjithëve pak nga pak po na çmënd.
Po më çmend jeta ime e treguar nga dikush tjetër,
se si dikush paskësh vendosur befas ti hedhë në letër,
ta tregojë historinë time si të ishte e këtij të fundit,
e çdo gjë të bukur timen ta shihja që dergjej lumit.
 
Po ç'e dua unë një vend ku të gjithë janë "të marrë",
ç'e dua kur gjykohem nga firma që vesh,
ç'e dua kur fjalët shkojnë nga veshi në vesh,
si një prej fëmijësh, lojë e fëlliqur,
sikur luajmë  telefon i prishur",
Pse t'më duket vetja më pak se ç'jam,
se dikush e kish marr atë telefonin që pash nga ai xham,
kur ai tjetri s’ka nevojë të mësojë,
se pa ardhur një ditë në shkollë, plot 10-ta mbaroi,
Pse të kem turp të dal me një shok,
se me të parë dikush mendojnë "që je lidhur",
pse duhet ta kem të dashur me se s'bën,
apo se një a dy gjenerata me para nesh,
të kishe shok, ishte gjëmë.
 
Do të doja të mos jetonim më të shtypur,
e të ndryshojmë,
secili nga ne qoftë sado pak të kontribuojë,
t'i japim fund kësaj të ashtuquajture lojë.