GURI I RËNDË PESHON NË VENDIN E LINDJES!
Do të kisha dëshirë të jem një gur i madh,
një gur që peshon rëndë në vendin e vet,
guri nuk ikën nga vendi i tij
nuk lëviz dot, poshtë e lart,
qëndron aty, i fortë stoik,
në vendin ku është krijuar,
s'ka çfarë i bën as shtrëngata,
furtuna e stuhia.
Do të isha shumë i gëzuar,
të isha si bjeshka e lartë krenare me borë,
që nuk ikën, s'largohet, nuk frikohet,
sundohet e pushtohet,
me majën e lartë të thepisur, rri,
qëndroj e shikoj,
luftën për t'u mbrojtur nga e keqja,
armiqtë ta fitoj.
Do të isha i lumtur të jem
si lis i gjatë me rrema,
me rrënjë të forta e të hapura në tokë,
në vendin e tij,
ku s'e shkul dot,
nuk e rrëzon as bishë e egër e njeri.
Jam si jam, nuk jam gur i rëndë,
bjeshkë e lartë e as lis i gjatë,
jam Shqiptar që ika nga këtu,
lashë vendin tim, shkova u treta,
po tretem e shterëm në mërgim...
.........................................................................
Redaktoi Angela Kosta, Akademike, Drejtore e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese