Poezi nga Arjana Fetahu Gaba (Redaktoi Angela Kosta)

Poezi nga Arjana Fetahu Gaba (Redaktoi Angela Kosta)
ARJANA FETAHU GABA
 
Arjana Fetahu Gaba, poetja çame lindur më 1 Janar 1977 në qytetin e Fierit. 
Në vitin 1993 është vlerësuar me çmim Internacional nga Bashkia e Brindizit (Itali) në një konkurs kombëtar.
Ka emigruar për në Shtetet e Bashkuara në vitin 1996 në New Jersey (Usa).
Atjana është autore e dy librave me poezi:
- "Më zgjo në shpirtin tim një flutur" (2019)
- "Sa do të doja" (2021)
Në botim e sipër është libri i tretë i saj.
Poezitë e saj janë botuar në disa gazeta të rëndësishme të artit si : Nacional, Telegraf, Bota Sot, Hejza, ObserverKult, Illyria, Dielli, Fjala e lirë, Sofra e poezise shqiptare etj...
Gjithashtu, autorja në fjalë ka fituar edhe disa çmime dhënë nga konkurse të ndryshme.
Është tekstshkruajtëse e katër këngëve si dhe e një bashkëpunimi të ri.
Arjana ka punuar si moderatore në Radio "Çabrati". Ka dhënë intervistë për gazetën "Dielli" nga gazetari I mirënjohur Zoti. Dalip Greca, në televizionin "Vizion Plus", "Report Tv", dhe "Premium Channel".
Arjana është një nga krijueset e para të Shoqatës "Aleanca Shqiptare " në qytetin Garfield, New Jersey.
 
NUK DI KUSH ËSHTË MË I LUMTUR  
 
Nuk e di kush është më i lumtur,
Qeshje të shtirura shikon nëpër buzë,
Shpirtra të lodhur duke u lutur,
Mëndje hutuar dhe konfuzë.
 
Tani njerëzit takohen në distancë,
Mes ekranesh të qelqtë e të ftohtë,
Zhveshur ndjenjash gjithmonë më të t'kurrur,
Sikur të jenë robotë.
 
Dëshirat s'i kanë më të thjeshta sot,
Paraja i ka sikur lodër në duar,
Që janë marrosur s'kuptuan dot,
Si duhet të jetë kanë harruarr.
 
Jeta e vrazhdë si një mot i thyer,
Dita ditës akoma dhe më gri,
Koha në zverk i ka mbërthyer,
Trishtim që sjell vetëm shi.
 
ME QINDRA "PËRLESHJE"
 
Më kishte marrë malli për fytyrën tënde,
Për atë buzëqeshje që të ishte fshirë,
Ne kemi kaluar me qindra "përleshje",
Kjo e fundit sikur të kish brirë.
 
Përherë t'i kam zbutur sytë e flakëruar,
Ti ishe mësuar me timen urtësi,
Kam dashur gjithmonë të jem luanesha,
Dhe jo macja nëpër shtëpi.
 
Ndonjëherë duhet gruaja të bërtasë,
Dhe, duhet ta bëjë nëse s'e ka bërë,
Po mos të shpërtheja, inatit do t'ia plasja,
Sa do të çuditej një botë e tërë!
 
Por, netët ngadalë ma zbusnin mërinë,
E heshtur kam pritur të më flisje,
Mendoja çastin kur do t'më thoje "më fal",
Dhe gushës do t'më gudulisje.
 
Kështu besoj ndodh me gjithë dashuritë,
Ato "marrosen" nga që duan kaq shumë,
Thuren me fije të shpirtit siç unë dhe ti,
Që mbetëm fare, po fare pa gjumë.
 
NDAJ TË GDHIRË
 
Ndaj të gdhirë e pranoi vdekjen,
Kishte kohë që vëritej lugat,
Nga ankthi ai kurrë s'përpëlitej,
Ndaj ndihej gjithmonë më me fat.
 
E priste vdekjen i lodhur, 
Ajo me saze asnjëherë nuk vjen,
Të merr fuqi e të zbardh atë faqe,
Dhe asnjëherë s'të gënjen.
 
Eh ç'mund të priste tjetër nga vdekja?!
Ai ktheu vështrimin nga ora në mur,
Në cep të buzës buzëqeshi pak lehtë,
Pastaj seç i ndriti një nur.
 
Një melodi ëngjëjsh i afrohej ngadalë,
Nën zë e me shpirt po këndonte,
Ç'lëndina po shihte me sy ai vallë,
Dritës ku shkonte?!
 
Redaktoi: Angela Kosta