Prof. Lan Qyqalla, TAKIM ME FLAUTISTEN E RE YLLKA SIMNICA

Prof. Lan Qyqalla, TAKIM ME FLAUTISTEN E RE YLLKA SIMNICA

TAKIM ME FLAUTISTEN E RE YLLKA SIMNICA - EMER QE DO LË GJURMË NË FLAUTË

 
Ky është vetëm një fillim i mbarë i një vashe të talentuar që do jetë në skenën e muzikës instrumentale mbarëkombëtare e ndërkombëtare.
Kjo është FLAUTISTJA JONË  YLLKË  SIMNICA!

          
Portret i nja vashe të re në moshë, por që barte më vete një bagazh të begatë në instrumentale. Tek dëgjonte axhën e saj, Hanefi Simnica duke kënduar bas, në operat e muzikore botërore, si në Gjermani, Zvicër, Yllka ngazëllehej, emocionohej dhe i merrte notat muzikore për t’i mësuar, ende pa e mësuar alfabetin shqip. Si fëmijë, imitonte axhën në solokëndim, por këngës ia bashkangjiste edhe veglat muzikore që i kishte më së afërmi. Lozte në kitarë, piano dhe tingujtë që krijonte lënë vrragë në jetën e saj. Kjo vashë e re , rritej me muzikën. Muzika i dha shtat, edukatë e firmësoi si personalitet. Sa vinte e rritej Yllka krijonte personalitetin e saj, krijonte botën e saj magjepsëse në muzikë, zhytej thellë në operat e kompozitorëve botëror. Bisedonte me axhën për këngën, muzikën, kompozitorët dhe Yllka mbrumej me këtë dashuri. Nuk u dashurua si moshataret e saja në cigare, apo ne dukjen e fytyrës e trupit, në dukjen e garderobës e modeles, për t’i rënë në sy ndonjë sykaltroshi, por kjo u dashurua në muzikë, në instrumente e në nota muzikore. Dhe bashkë me hallen Bahrije, luante e këndonte, herë në piano, herë në kitarë e herë në flautë. S’do mend, se kjo dashuri e dërgoi në dyert e Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë. Talentin e Yllkës e soditën edhe mësimdhënësit muzikant si Syejla Bruti-Zhuri. Yllka nuk ndalej me kaq, ajo lozte për çdo mbrëmje në këto instrumente dhe s’dinte se cilës t’i përkushtohej. Të tria instrumentet i kishte përzemër: pianon, kitarën dhe flautën. Flauta kishte tinguj të ëmbël e përkëdhelës, andaj iu përkushtua që të studion në këtë instrument.
Fati i buzëqeshi që në studime në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ta ishte si i thonë këta me termin: klasa e Prof.dr. ass. Ermirë Çitaku. Profesoresha e donte shumë Yllkën, sepse shihte një emër që po vjen në instrumentalen e kosovës, në flautë: Yllkë Simnica.
Yllka nuk lunate me flautë për të arritur çmime, por lunate për ta mësuar çdo fshehtësi të këtij instrumenti. Frymonte bashkë me gishtërinjtë në notat muzikore mbi flautë. E tingujt rrjedhnin këndshëm, lehtë, e me atraksion të lartë artistic. Një kombinim I mrekullueshëm mes frymës në flautë, gishtrinjëve në lojë, notave në letër e bukurisë së saj që I jepnin imazh impresionues akcilit komponim. Kjo botë e saj që shfaqej parapublikut domosdo I nxorën talentin dhe i dhanë vlera. Vlera nga juritë profesionale. Yllka ftohet në koncerte kombëtare e ndërkombëtare. Ka mbajtur dy koncerte recital, dhe disa të tjera në Kosovë, Maqedoni e kudo që kërkohej. E kujtojmë Koncertin e fundit në serinë Koncentrale “Musica UP” NË KUADËR TË Fakultetit të Arteve.
Ishte nder për Kosovën që Yllka të ftohej në gara Internacionale dhe aty ta rrëmbente
Vendi I –rë në Charleston International Music Competetion (2021)
Vendi I-rë në Ars Kosova Music Competetion (2021)
Vendi II-të  në Polyhymnia, Shkup (2021)
Vendi III-të në Medici International Music Competetion (2021)
 
Yllka vazhdon me lojën e saj të jetës, profesionin e dashuruar, me flautë që edhe në gjumë e mbështet kokën pranë saj. Festivalet tashmë e ftojnë, sepse flauta lëshonte tinguj artistic nga Yllka dhe ky është  rrugëtim i së ardhme(2019)s. Festivalet e muzikës klasike dhe të asaj Jazz e ftojnë Yllkën për të marrë pjesë:
            “Vihuela Guitar Fest I” (2013)
            “Festivali Mbarëkombëtar I këngës “(2014)
            “Festivali mbarëkombëtar I muzikës klasike për të rinjë” (2018)
            “Festivali Tingujtë e Flautesë”  (2019)
            “Termokiss” (2019)
            “Peja Jazz Festival ( edicioni I-rë) 2020
            Dhe në videoperformancën “Watercycle.
Yllka kalon kufijtë mbarëkombëtar dhe ka mbajtur masterklase me artist të huaj, si:
Barry Crawford, Bylent Evcil, Gregory , Dario Zeno dhe Sanja Drakulic…