Njoftim - Fotoekspozitë

Njoftim - Fotoekspozitë
Njoftim - Fotoekspozitë
Njoftim - Fotoekspozitë
Njoftim - Fotoekspozitë
FOTOEKSPOZITË, "KOSOVA ME 100 KALORËS, PRISHTINË - VLORË"
 
Fotoekspozitë me rastin e shfaqjes së filmit dokumentar "HASAN PRISHTINA-IDEOLOG I ÇËSHTJES KOMBËTARE", në SHMSH në Saraj të Shkupit, më 25 Nëntor 2022, do të shpaloset edhe Fotoekspozita "KOSOVA ME 100 KALORËS, PRISHTINË - VLORË", e autorit Asllan Krasniqi.
 Rrugëtimi i kalorësve në vitin 2012 nga Prishtina për në Vlorë, ishte rikonstruimi i ngjarjes të1912-es, rrugëtimi i Isa Buletinit në ditën e shpalljes e pavarësisë së Shqipërisë.
Fotoekspozita është shpalosur edhe në Manastir më datë 20 Nëntor 2022, si dhe do të hapet edhe në Prishtinë, në Sheshin “Skënderbeu” me datë 26-29 Nëntor 2022.
Asllan Krasniqi ishte vullnetarisht reporter ekskluziv për të ndjekur ngjarjen nga Prishtina në Vlorë dhe anasjelltas, Ai nxjerrë nga arkivi i vet për herë të parë pas 10 viteve dhe hapë fotoekspozitë me 100 fotografi që simbolizojnë 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Asllan Krasniqi është artist-fotograf i njohur në të gjitha trojet shqiptare dhe më gjerë, i cili nga aparati i tij shkrepi mbi një milion fotografi, kryesisht gjatë kohës së dëbimit nga forcat serbe të popullatës shqiptare nga Kosova, gjatë Konferencës në Rambuje, në Paris, NATO e në vende tjera ku flitej e vendosej për fatin e Kosovës. Asllani ka organizuar mbi 50 Fotoekspozita si: në Prishtinë, Shkup, Bllacë e vende tjera, ku përmes fotografive ka paraqitur jetën, vështirësitë, sakrificat e popullit të tij për liri e pavarësi, duke memorizuar të kaluarën e hidhur të popullit...
Projekti i Fotoekspozitave është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit MKRS e Republikës së Kosovës.
 
Orfeu (df)