REVISTA MIRIADE - URË KULTORE MIDIS ITALISË DHE SHQIPËRISË
Doli nga shtypi për lexuesit tanë numri i dymbëdhjetë i revistës Miriade, e cila vazhdon të jetë në dygjuhësh: shqip - italisht, një hapësirë takimi mes kulturave, ideve dhe ndjeshmërive artistike që vijnë nga çdo skaj i botës. Në këtë edicion do të gjeni një udhëtim të pasur përmes eseve, intervistave, poezive, tregimeve në prozë, artit, historisë dhe kulturës, me kontributin e autorëve, studiuesve dhe artistëve, të cilët, përmes fuqisë së fjalës dhe krijimtarisë, ushqejnë dialogun mes popujve dhe vlerësimin e trashëgimisë kulturore universale.
Kopërtina e këtij numri i kushtohet Lasgush Poradecit (1899-1987), njërit prej poetëve lirikë më të mëdhenj të letërsisë shqiptare. Me ndjeshmërinë e tij të jashtëzakonshme, thellësinë e mendimit dhe muzikalitetin e poezisë së tij, Poradeci la një trashëgimi letrare të pavdekshme, duke u bërë një nga zërat më autoritarë të kulturës shqiptare të shekullit XX.
Miriade ripohon angazhimin e saj në promovimin e letërsisë, artit dhe kulturës, duke u ofruar lexuesve një panoramë të pasur dhe të larmishme veprash e reflektimesh, të cilat dëshmojnë gjallërinë e krijimtarisë bashkëkohore dhe vlerën e dialogut ndërkulturor.
Me mirënjohje ndaj autorëve për kontributin e tyre të çmuar si dhe ndaj Dibran Fyllit për faqosjen dhe dizajnin dhe stafin për përkushtimin e tij, ju uroj të gjithëve lexim të këndshëm!
FAQET E REVISTËS:
- AUTORËT
Lasgush Poradeci
Natasha Lako
Rajmonda Shahu Baldoni
Arben Iliazi
Aleksandër Çipa
Regina Resta
Remi Ilir Kushi
Sabina Darova
Ilir Resnja
Mohamed Ellaghafi
Nexhi Baushi
Luca Cipolla
Geo Vasile
Giuseppina Giudice
Paola Mattioli
Nicola Bergamaschi
Giuseppina Irene Groccia
Dashnim Hebibi
Francesca Gallello
Marianna Iannarone
Rifat Ismaili
Corina Junghiatu
Giuliana Donzello
Souad Khalil
Accademia Tiberina
Ahmed Ibrahim Al-Sheikh
Elda Keci
Kristaq Janushi
AMAZON:
(Drejtore Ekzekutive: Angela Kosta, korrik 2026)