Lan Qyqalla - KLEA E KUJTIMEVE

Lan Qyqalla - KLEA E KUJTIMEVE
KLEA E KUJTIMEVE
 
Kafe mëngjesi në "Nero" *
e pijmë në kujtime:
unë rrufisë kohën
ti mungesën time...
dje,
sytë kishin etje
e buzët ndjenin pangopësi...
sot,
filxhani yt i virgjër
pret prekjen tënde
si zjarri stiven e drurëve
për te ngroh
shpirtin e trazuar
në vapën përcëlluese
e kujtimet freskuese
ne Detin Adriatik...
 
*Kaffe Nero bregdet, 22.7.2023