Miranda Troci Derti, Poezi

Miranda Troci Derti, Poezi
KTHE ATDHENË TE E ARDHMJA
 
Bërtima e pamëshirshme e shpirti s'mban më.
Atdheun na ktheni të ardhmes përgjithnjë.
Mbroje bir themelin me gjak e barot
Në kthetrat e mizorëve uzurpatorë
 
O i lumi mizor poltronët do i dorëzoni.
Trishtimin së ardhmes në ashtë keni mbjellë.
Horizontet e mbijetesës barbarisht dhunoni.
Kafshërisht mbi to sillni dhunë e vrerë.
 
Durimit të masës ju pritni rënien.
Brohoritjes së turmës provoko ndërkëmbjen.
Të pafaj gjakosur përlotshëm rënkimi.
Poltronë ezopësh shpejt  pritni dështimin.
 
Rrymës sistemeve egërsisht babëzor.
Damarë fryrë këmbë e kry sytë s’iu shohin dot.
Peng i zaptisë na ktheni atdhenë.
Ardhmërisë së trishtë në ëndrra flenë.
 
Bubullimave kërcënuese sprovave të dështuara.
Gardheve të hekurta portave përmbysur.
 Sagës së dorëzimit orëve numëruar.
Drita e re që po lind mbi qiejt e ngrysur.
 
Miranda Troci Derti
Reç Dibër!