KUMRIE AVDYL SHALA

KUMRIE AVDYL SHALA
KUMRIE AVDYL SHALA
 
BIOGRAFIA
Kumrie Avdyl Shala, ka lindur në Dhjetor 1971, në Graboc me vendbanim në Pejë, nga familja e Ali Dushit të Bellagjive, derës se Marash Palit me prejardhje nga Shala e vendit Shqipëri, rrjedh nga një familje kombëtare liridashëse shqiptare.
Kumria është pjesëmarrëse në të gjitha demonstratat, që e vogël nga shkolla fillore, e Mesme edhe nga studimet ne Universitet deri ne vitin 1997-1998,duke vazhduar aktivitetet për çlirimin e vendit si veprimtare për çështje kombëtare, aktiviste, koordinatore , dhe anëtare e Shtabit Lokal të UÇK-së në Graboc të Pejës që nga viti- 1997 deri në vitin 1999, e Çertifikuar; Veteran - Luftëtare e UÇK-së. Kumria vjen si zë gjithëpërfshirës dhe mjaft dinjitetshëm pranë lexuesit dhe më e kompletuar se kurrë.
Në vitin 2022 botoi librin e parë me poezi - “GJËMË E MËMË LIRIE “
Ne vitin 2023 vjen me librin e dytë poetik; “GJURMË QË NUK FSHIHEN “
Dhe libri i tret “ASHTI DASHNISË”.
Ajo është pjesëmarrëse në disa Antologji, Ku po përfshijmë disa nga ato si;
Revista Antologjike;
-           Pena e Artë 1 - 2022
-           Pena e Artë 2 - 2023
-           Pena e Artë 3-2023
-           Metafora          - 2023
Shkodër -Nderi Kombit” Gazeta Dukagjini”- 2022-2023 Suedi- Revista Dituria - ne Mërgim 2023
Itali- Dritare 2022-2023
Itali –ALBANIA PRESS -2003
Flakadani Karadakut-Ora e madhe letrare edicioni XXI- të.
Dhe gazeta editoriale të tjera.
....................................................................
SAKRIFICA MËRGIMTARIT

Mora rrugën pa menduar se ku do të më shpije,
U hodha në det me gomone,
E dielli sytë mi verbonte.

Rrezet më përcëllonin ballin sikur më flisnin,
Hej, ndaluni ku shkoni...
Rrugëtimi im ishte i gjatë,
batanin, shtrat e pata bërë...

Malet i bëra sofër me ngrënë,
e zogjtë tinguj kitareje,
ndërsa gjethet i zëvendësova me këpucë e çorape.

Vazhdova me Shiun, vesën e mëngjesit,
Ti dedikova ty, lirisë e vendit tim...
Kalova rrugë gjarpërore e tërthorazi
plotë baltë e me moçale,
E mendja rrinte te dera e oborrit,

te sytë e përlotur të nënë lokes që vetëm e lamë!
I kërkova hallallin nenës, e i'a laga krahët me lot...!
Atë natë, çdo pjesë të fshatit tim të lashtë e vajtova,
Qe u largova më dhembje ne mes nate.
Me lot e vajtova edhe qenin që ulërinte nën hambar !
Edhe varkën e peshkatarit,
që priste te bregu i detit,
rrëzë pyllit në hijen e lisave të gjatë,
Që të na fërfëllonte andej oqeanit.

Ikëm të kërkojmë liri matanë,
as atje se gjetëm dot,
përveç trajtimit si skllevër.
E këtë gjë e vajtova çdo natë.
Një ditë vuajtjen e hudha
në krahun e djathtë të melaqes.
Sepse, as sot se kuptoj pse të ketë drejtësi
më të madhe kafsha se sa njeriu andej oqeanit.

Këtë gjë e vuajta fort-fort,
deri sa një ditë e gëlltita me lot
që binin faqeve rrëke.
E malli nuk po largohet as edhe njëherë,
për malet, përrockat,
e rrugët me baltë të vendit tim të ngratë.

JU LUTËM NË ZOT

Mos urreni njerëzit pa faj,
Së hallet e brengat nuk ua dini,
Mos i injoroni,
mos i paragjykoni ata.
Ju lutem në Zot,
Mos i thuani dikujt te dua,
e nuk te harroj,
pa e menduar,
Sepse këto janë gënjeshtra të zeza,
E dikujt këto fjalë i'a vrasin shpresën,
ja ndalin hovin e ja shuajnë jetën.
Ju lutem mos gënjeni e mos përbuzni askënd,
Mos lozni më mirësinë e sinqeritetin e tyre
se vërtetë është e rendë.
Dorën vejëni në zemrën tënde,
Sepse edhe zemra e tyre sikur se e jotja rrehë.
Shpresën mos ua shuani
as orën mos ua ndalni,
Se ora e tyre është ne pritje për të ike së shpejti!
E që dashurit i benë ta prekin qiellin,
E në fund pa fjalë do mbesin.
Ju lutëm në Zot,
Këtë të askush mos e bëni,
Mos u ipni shpresë të rrëme.
Së ora e fundit se shpejti vjen
Atëherë , mos dërgoni lule e trëndafila me delikates...
Ju lutëm n'Zot,
mos mashtroni,
Së mashtrimi ju behët ves.
Po nëse kështu vazhdoni,
Një ditë do të ju vret zhgënjimi i tyre.
 
Ciklin me poezi të autores Kumrie Avdyl Shala mund ta lexoni në numrin e radhës të Revista Orfeu
 
Përgatiti Angela Kosta shkrimtare, poete, gazetare, eseiste, bashkëpunëtore e rregullt e Revistës ORFEU dhe Uebit Orfeu.AL, Zv. Drejtore & Zv. Kryeredaktore në Albania Press dhe Kryeredaktore në portalin Dritare e Re.