Vështrim
“Mashtrimi i Madh”, një libër me peshë, që zhvesh gënjeshtrat e makinerisë vrastare dhe politikës serbe (Bardhyl Mahmuti “Mashtrimi i Madh”, botim i tretë i plotësuar “Çabej”, 2015-në dhjetëvjetorin e botimit)
Nga Maxhun OSMANAJ
(Prolog)
Ky libër zhvesh gjithë atë “Kazan” gënjeshtrash që ziheshin kuzhinave serbe duke ofruar referenca, mendime, reagime, mohime nga gazetarë, filozofë, intelektualë guximtarë, evropianë dhe ndonjëri serb, që gjykuan, vlerësuan drejt me gjakftohtësi, me mendjen e shëndoshë, me etikën prej profesionit që ushtronin duke pranuar një të vërtetë se çfarë ndodhte në tokën e përgjakur-stërgjyshore në Kosovë(1998-1999), sikur një Diell që rrezaton në qiellin e kthjellët dhe e shikon tërë bota, sepse ajo e vërtetë, si Dielli, s’mund të fshihej kur s’ka ndonjë re apo vranësirë
(Autori diplomat dhe guximtar)
“Nëse libri që e lexojmë nuk na zgjon me një grusht në kokë, përse duhet ta lexojmë?!” (Franc Kafka)
Shkrimtari, publicisti, diplomati dhe veprimtari i çështjes shqiptare,Bardhyl Mahmuti,pas disa librave të botuara në shekullin XX dhe fillimshekullit XXI, me theks të veçantë Luftën e UÇK-së, vjen para lexuesve me librin “Mashtrimi i Madh”, botim i tretë i plotësuar (2015), që padyshim do të mbetet një nga librat më të lexuar, më të vlerësuar, më me peshë për historiografinë dhe publicistikën shqiptare.Ky libër është një dëshmi para gjithë botës demokratike, e një lufte të përgjakshme, e tmerrshme, e paparë që nga Lufta e Dytë Botërore, që shkaktoi Kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq dhe aparati i tij, vrastar,manifestuar me: vrasje, dhunime, djegie, plaçkitje, shkëtërrim pronash dhe së fundi, dëbime nga toka stërgjyshore, që me një emër të përbashkët bëri Gjenocid.Në zemër të Evropës, këtë gjenocid e pa Evropa, e pa Bota në forma të ndryshme interpretimi përmes mediumeve, emisioneve dokumentare, fotove rrënjëqethëse, shkrimeve, reportazheve, por falë NATO-s ,24 mars-9 qershor 1999, u ndal ky gjenocid, u arrit një paqe. Përderisa, “Kasapi i Ballkanit” me siutën e tij serbe në format me të pista të gënjeshtrave provoi të kundërshtonte gjithë atë gjenocid.Këtë fjalë Gjenocid, jo vetëm që e hoqi nga fjalori i luftës, kryeprokurorja zvicërane e Hagës, por edhe iu kundërvua komandantëve të luftës së UÇK-së duke tentuar tua veshte fajin atyre si shkaktarë të vrasjeve…! Në “kazanin” që po ziheshin shumë të pavërteta, intelektualët dhe gazetarët serbë, të udhëhequr nga Kasapi dhe politika antishqiptare e urrejtjes, shkruan edhe “Librin e bardhë”! Ky libër u përpoq në çdo formë të ushqente dhe të bindë me gënjeshtra Evropën dhe botën se shteti serb nuk po bë dhunë,vrasje, dhunime, shkatërrime, dëbime…!Ç’paturpësi!Provonte ta mashtronte një botë të tërë!Pra, iu kundërvua mbarë opinionit botëror se në Kosovë s’ka luftë, por atë konflikt po e shkakton UÇK-ja dhe fiset klanore! Ndërsa që nga 24 marsi 1999 deri më 9 qershor 1999, u përpoq ta dënojë NATO-n se po bën bombardim-agresion të padrejtë kundër shtetit serb, kundër forcave ushtarke serbe!Ndër zëdhënësit e parë, kryesorë, kundërshtarët e parë që mohuan luftën çlirimtare, gjenocidin dhe përkrahën politikën kriminale të Millosheviqit ishin dy zvicëranë: Carla del Ponte(ish kryeprokurore e Gjykatës së Hagës për krime lufte) dhe senatori Dick Marty në Parlamentin Evropian, që i solli shumë dëme me vlerësimet, gjykimet e padrejta luftës së UÇK- së luftëtarëve të saj dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës në organizmat evropiane dhe botërore.
Nga struktura e brumit përmbajtësor, libri ndahet në dy pjesë të mëdha-përmbajtësore me gjithsej 590 faqe.
Pjesa e parë- Gjenocidi në Kosovë që përfshin shtatë kapituj dhe Pjesa e dytë, Kumbaria e “Mafies shqiptare”, që përmban tre kapituj.I tërë libri është një udhëtim kronologjik i “dy betejave”, në mes të vërtetës dhe gënjeshtrave, pra, në mes një shteti që ushtronte gjenocid në forma më kriminale ndaj një populli të pafajshëm, i cili jetonte në trojet stërgjyshore shekuj me radhë dhe kërkonte lirinë.Ndërsa beteja më e rëndë ishte kur shteti kriminal mohonte para opinionit evropian dhe botëror çdo krim duke ia veshur krimet pjesëtarëve të UÇK-së.Autori në këtë libër disa faqe ua kushton Karla del Ponte dhe Dik Martit, dy emra zvicëranë, që i bën dëm të madh udhëtimit dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës nga fillimi i përgjakshëm deri të vulosja e Pavarësisë së Kosovës.Ata nuk lanë gur pa lëvizur në organizmat evropiane në dëm të Kosovës duke shantazhuar, duke shpifur, duke mohuar Luftën e UÇK-së, si dhe duke ngritur padi kundër komandantëve të UÇK-së! “Libri i bardhë” i autorëve serbë vazhdon duke u shpërndarë nëpër Evropë dhe Botë duke ushqye të pavërteta dhe duke mohuar luftën e drejtë si dhe kundër ndërhyrjes së NATO-s.Kështu diplomacia serbe “ndezi motorët mashtrues” dhe filloi një ofensivë diplomatike serbe, që do ta dënonin NATO-n.Në pjesën e parë autori trajton gjithë ato propaganda mediatike-gjyqësore serbe për betejën rreth “Krematoriumit të Kleçkës”, ndërsa arrrestimi i dy të rinjve shqiptarë: Luan dhe Bekim Mazreku, dhuna e papërshkruar ndaj tyre, të detyruar për një pohim të një krimi.”Më 24 janar 2002,për rastin në fshatin Kleçkë, gjeneralmajori serb,Zoran Stankoviq-i, tërhoqi vëmendjen…, pra pati frikë se propagandës serbe lidhur me “Krematoriumin e Kleçkës” mund t’i ndodhte e njëjta gjë si në rastin e dyzet fëmijëve të Vukovarit”(f.q.35), pra i dha shenjë drejtësisë të ketë kujdes.Ndërsa pas gjithë asaj odiseade dhune, dënim deri 20 vite burg për këta dy të rinj, fitoi drejtësia.Më 20 mars 2002, Luan dhe Bekim Mazreku u kthyen të lirë në Kosovë.Kështu “Krematoriumit të Kleçkës, që kurrë nuk ekzistoi, por e ndërtoi,ish shërbimi serb me gënjeshtra, i ndihmoi gazetari për çështje ushtarake Milovan Drecun dhe gjyqtarja prishtinase, Danica Markoviç.Ndërsa për këtë krematorium të paqenë e pësuan me burgim dhe tortura të tmerrshme dy shqiptarë të cekur më lart.
Kapitulli i dytë-Te kafeneja “Panda”, është një tjetër odiseadë gënjeshtre që e ndërtoi shteti kriminal serb.Vrasja e 6 të rinjve (15-25 vjeç) në Pejë më 14 dhjetor 1998, shkaktoi një jehonë, pezm, urrejtje, revoltë, që tronditi serbët dhe malazezët e Kosovës, Serbisë dhe të Malit të Zi.Në kërkim të autorëve të këtij krimi makabër, regjimi serb arrestoi 100 shqiptarë, që iu nënshtruan hetuesisë, dhunës, ndërsa 6 shqiptarë i ndoqi odiseada e tmerrshme e dhunës në burgun e Pejës dhe nëpër burgje serbe.Nga dhuna e paparë këta u detyruan ta pranojnë veprën “Panda”, që kurrë s’e kishin kryer! Ndërsa në 15 vjetorin e vrasjes në kafene “Panda”, kryeministri i Serbisë, ish zëvendës kryeministër, Aleksandër Vuçiç , në mes tjerash theksoi “Nuk ka fakte se këtë krim e kanë kryer shqiptarët, ashtu siç është besuar”(f.q.65, “Mashtrimi i madh”).
Kapitulli i tretë- Masakra e Reçakut- lufta dhe “gënjeshtra mediatike”, shpërfaq një përpjekje e shtetit serb ta mohojë një nga masakrat më të rënda, Masakrën e Reçakut(15 jana4 1999), që tronditi botën demokratike.Por përballë gënjeshtrave dhe luftës së mosekzistimin e kësaj masakre, zbardhjen e bëri përfaqësuesi i OSB-sWiliam Walker, i cili në mes tjerasht theksoi”Ky është krim kundër njerëzimit”.Me këtë fjali , Walkeri ua mbylli gojën gjithë atyre që mohuan këtë krim makabër.Autori Mahmuti na jap dëshminë e 42 civilëve të vrarë dhe listën e nëntë ushtarëve të UÇK-së me emra, emrin e babait, mbiemrin , vendlindjen, datëlindjen dhe moshën.Mahmuti na jap edhe emra të gazetarëve të huaj dhe serbë që bënin luftë në mediume evropiane dhe serbe se Masakra e reçakut është e pavërtetë. Masakra e Reçakut “ndezi motorët” e diplomacisë për ta ndëshkuar argresorin serb, ku vazhdoi Konferenca e Rambujës gjatë muajit shkurt 1999.
Kapitulli i katërt: ”Më 23 mars 1999, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, deklaroi: ”Pas dështimit të “misionit të shansit të fundit” të Richard Holbrooke-ut në Beograd, i dhashë urdhër Gjeneralit Wesly Clark-ut të fillojë operacionet ajrore kundër Republikës Federative të Jugosllavisë” (f.q.187).Pra bombardimi ndodhi(24 mars-9 qershor 1999. Kundër bombardimeve të NATO-s ishin ca emra të politikës, gazetarisë, gazeta të huaja, filozofisë: politikani zvicëran, Dick Marti, filozofi francez, Regis Debray etj. Ndërsa në mesin e atyre që përkrahen bombardimet, është dramaturgu,eseisti, politikani, kryetari I Çekosllovakisë (1989-1992) Vaclav Havel, I cili në mes tjerash theksoi :”Edhe unë gjithashtu ndihem shqiptar”(f.206).
Kapitulli i pestë- Spastrimi etnik i Kosovës dhe operacioni “Patkoi”, paraqet format më të egra të masakrave, përndjekjet, dhunimet si dhe operacioni “Patkoi”, si formë e dëbimit. Kundër këtyre masakrave reaguan edhe ndonjë gazetar, filozof serbë siç reaguan dhe kritikuan Slavko Çuruvija dhe Aleksandër Tijaniç “Letër Presidentit Sllobodan Millosheviqit “, për çfarë, më vonë, pronari I gazetës beogradase “Nedeljni Telegraf” etj, Slavko Çuruvija pos dënimit me 400.000 marka, ekzekutohet më 11 prill 1999 apo edhe Miroslav Filipoviç që u dënua me 7 vite, sepse solli të dhëna për numrin e policëve, masakrakrave ku “Pas gati tre muajsh të shfrenimeve, serbët u shndërruan në kriminelët më të mëdhenj të fundit të shekullit XX”(f.q.246).Pra, plani “Patkoi” ishte plan i fshehtë ushtarak serb, formë se si të dëbohen shqiptarët jashtë Kosovës.
Kapitulli i gjashtë-Masakër apo holokaust?,; krimet serbe ekspertët e kriminalistikës së huaj dhe serbe provuan t’i minimizojnë aty ku patën mundësi.Deklarata e ekipit të ekspertëve të kriminalistikës dhe juristëve spanjollë, gjatë një gërmimi, verës në Istog me rrethinë, thanë: “Krime lufte po, gjenocid jo”(f.q.259).Ndërsa Domenik Lekonit, udhëheqës i Institutit Mjeko Ligjor i Parisit në Kosovë, gjatë një ekspedite thotë:”Gjatë njëzet viteve kam parë çdo ditë tmerre, por kam përshtypjen se ky mision i pasluftës i tejkalon të gjitha.Kam para syve gjurmët më të llahtarshme të natyrës njerëzore(…), (f.q.304, “Mashtrimi i madh”).
Kapitulli i shtatë- Përcaktimi i statusit final të Kosovës; në këtë kapitull autori Mahmuti ndalet në fillimit e rrugës së ndërtimit të shtetit të Kosovës pasluftës; ”Standardet para statusit”, “Kryeministri Haradinaj dhe Carla del Ponte”,”Status quo-ja dhe statusi final I Kosovës”, “Negociatat e Vjenës”,”Déjà vu në Rambuje: Vazhdimi i negociatave!,edhe 120 ditë negociata, “Përfundimi i negociatave për statutusin politik të Kosovës”, “Statusi final i një territori dhe qëndrimi restriktiv i Këshillit të Sigurimit”,”Shpallja e Pavarësisë së Kosovës”, “Reagimet e Serbisë për vendimin e Kuvendit të Kosovës”,”Reagimet diplomatike të Serbisë”,”Reagimet e huaja ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës”,”Jeta përbëhet nga detajet, por një detaj mund ta ndryshojë një jetë”.Pra, autori në këtë kapitull na jap një reagim të Serbisë për shtetin e Kosovës, pas shpalljes së Pavarësisë, procesi gjyqësor i ish kryeministrit Haradinaj si dhe reagimet e huaja diplomatike për pavarësinë e Kosovës.
Pjesa e dytë- Kumbaria e “Mafies Shqiptare, kështu e titullon autori, ku kjo pjesë përmban tre kapituj.Në pjesën e dytë të librit, autori Mahmuti ndalet te “Libri I bardhë për terrorizmin shqiptar dhe krijimin e organizuar”.”Në këtë kapitull lexuesi do ketë mundësi të shohë burimin e nocioneve:”Fundamentalizmi islamik shqiptar”, “Marksizëm leninizmi Stalinist I UÇK-së dhe “Mafia shqiptare”, si tri nocione që u përpiluan dhe shpërndanë me anë të “librave të bardhë” të Shërbimit Sekret Serb me qëllim që të nxinin shqiptarët” (f.q.398-“Mashtrimi i Madh”).”Shtabi Strategjik i Millosheviq-it u përkujdes që përkthimet e “Librit të Bardhë” të shpërndaheshin sa më shumë që ishte e mundshme.Sidomos, shpërndarja falas në gjuhën angleze dhe në gjuhën frënga u bë në mesin e gazetarëve, filozofëve, sociologëve, politikologëve, politikanëve, analistëve e historianëve që kishin “një edukim politik” të veçantë dhe këndvështrim të caktuar ideologjik të dominuar nga “antiamerikanizmi”(f..q.430 “Mashtrimi i madh”).Ca faqe autori ua kushton gënjeshtrave të formuluara të Carla del Ponte-s rreth trafikimit të organeve njerëzore në Kosovë.
Kapitulli i dytë, ka të bëjë me insinuata, gënjeshtra siç janë”Dëshmitari okular i trafikimit me organet e serbëve të rrëmbyer nga UÇK-ja”, “Raporti i Dick Marty-t”, “Dick Marty dhe trafikimi i paligjshëm me organte njerëzore”,”Në kërkim të provave për tregtinë me organe njerëzore”, “Anatomia e krimit”, “zemra rrihte ende”,”Marrëzia e prokurorisë serbe për krime lufte”.
Kpitulli i tretë dhe i fundit i pjesës së dytë, shpërfaq “Vrasja, rrëmbimi dhe zhdukja e civilëve në luftën e Kosovës” , “E vërteta e plotë për këtë ngjarje”(fjala është për rastin e Dic Marti-t) si dhe të gjitha ato gënjeshtra që i bëhen kësaj lufte duke minimizuar çdo krim, dhunë, vrasje, ku “Gënjeshtra çmohet më shumë se e vërteta:pothuajse të gjithë janë gati ta besojnë”(Paul Leautand). (f.q.514, “Mashtrimi i madh”).
Bardhyl Mahmuti, në këtë libër me referenca dhe fakte të huaja, shqiptare dhe serbe të intelektualëve guximtarë serbë, zhveshi dinakërinë e politikës serbe për t’i fshehur gjithë ato krime makabre para botës, të formacioneve policore, paramilitare, ushtarake serbe kundër popullatës shqiptare të pafajshëm (1998-1999).Këtë libër duhet ta ketë secili shqiptar në familjen e vet, në bibliotekë të çdo shkolle, të çdo qyteti të Kosovës.