PUTHJA QE U KTHYE NE GJEME.
Kujt i prishi punë kjo shenjë në gushën time,
Ky purpur i ndezur që flet pa bërë zë?
Pse kërkojnë fajin nëpër pëshpëritje,
Kur ne kemi gjetur atë që s’e ka asnjë?
Është një gjurmë jete, një grimcë marrëzie,
Si vullkan i fshehur që shpërtheu me gaz,
Nuk është thjesht një njollë, as shenjë pasigurie,
Po rruga e puthjes që la një dritë pas.
Kujt i prishi punë nëse bota habitet,
Nëse sytë e huaj kërkojnë një shpjegim?
Mbi lëkurën time dashuria rritet,
Si një vulë e shenjtë, si një premtim.
Lërini të flasin, të shohin me dyshim,
Bota ka nevojë për rregulla e ftohtësi,
Po ne kemi zjarrin, kemi këtë kujtim,
Që në gushën time mbeti dashuri.
Kujt i prishi punë kjo shenjë kaq e qartë,
Që tregon se nata s’ishte thjesht gjumë?
Nuk fshihet dot dielli me një tis të hollë,
Siç nuk fshihet dot kur duhemi shumë.
Kujt i prishi punë?
Askujt, veç lirisë sime,
Të jem ashtu si jam, me ty e për ty,
Një shenjë që tregon se mes kësaj brenge,
Ne gjetëm parajsën, këtu, sy-për-sy.
Bona Shehu 25.04.2026