Maigona Zekaj (poezi)

Maigona Zekaj (poezi)
PA BABË 
 
Të behet shpirti copa
Të thehet krahu në jetë
Humb këshilla dhe fuqia
Më s'ke askund për ta gjet
 
Duart dhe trupi të bëhet plagë
Çdo gjë t’mungon në të vërtetë
Sytë e babës kur nuk i sheh
Krahu i tij kur s'te mbështet
 
Do të jesh gjallë e gjysma tjetër
Do të ketë vdek
Me babë askush s'te poshtëron
As s'luan me ty as nuk te gjykon
 
Sa krah i fort është krahu i babës
Sa ke besim e krenari
Kur të vdes gjysma e zemrës
Gjysma tjetër është zbrazëti
 
Marigona Zekaj