Jahja Lluka - KUJT T’I FLAS?

Jahja Lluka - KUJT T’I FLAS?
KUJT T’I FLAS?
 
Kujt t`i flas për dashurinë
sa e dua atë
me mungon puthja e saj
ku te të gjej për të thënë
sa shumë vuaj
askënd nuk kam në këtë botë
për t’i treguar për dashurinë
 
gjithçka e jotja
në sy po me vezullon
buzët e ëmbla
si lëng qershie
i desha më shumë se nektarin
e luleve pranverore
 
një zgjim ndjenjash
kur ishim bashkë
në takimet tona në Rugovë
 
flas për dashurinë tonë
pyetje që mbetët pa përgjigje
ku je ti?
 
dua ta largoi lotim tim
që të mos e kuptoj askush
as dashurinë as vuajtjen time
 
kuje ti?
flas për duart tua
përkëdheljen tënde
kur unë nuk jam me ty
por me ty marre frymë
oksigjeni im...