Meri Bo - LOTËT E SAJ!

Meri Bo - LOTËT E SAJ!
LOTËT E SAJ!
Dita botërore kundër dhunës së grave
 
Pa e kuptuar, lotët e saj rrjedhin
Imazhet e kthyen atë ne jetën e saj.
Si ndihet ajo për të gjitha këto gra sot
Sa e vështirë është të largohesh
nga një situatë që të mbush me plagë
dhe humbet shpirtin
Ishte e vogël që dëshironte
të jetonte dashuri, dashuri dhe respekt.
 
Por kjo nuk ndodhi
Ëndrrat e saj kishin humbur
qe nga momenti i përbuzjes, dhunës.
Kështu, vendosi te jetojë në heshtje
Dhe vjen ne kohë kur gjithçka i mblodhi
numëroi vitet e saj
i bëri shpërthim dhe nuk mendoi më për asgjë.
 
E vetmja gjë ishte tashmë të largohej
Gjeti forcën me çdo kusht
mund të jetë tepër vonë
për të jetuar jetën që ajo humbi
por ka fituar diçka më të rëndësishme.
 
Ajo vet u kthye
Paqja e shpirtit
dhe tani ajo e di, se nuk do të lejojë askënd
qe ta trajtoj pa respektin qe meriton.
 
Ajo ngre vështrimin
Fshin sytë
Dhe buzëqesh qetësisht!