Lavdije Buçaj, poezi

Lavdije Buçaj, poezi
PIMË NJË GOTË PËR NE TË DY
 
Pimë një gotë për ne të dy,
dy dekada bashkë e ca.
U rritëm bashkë që të dy,
ti me mua, unë me ty.
 
Pimë një gotë për të qeshurat,
për përplasjet që shpejt i harruam.
Për çdo aventurë që na bëri më të fortë,
për t'gjithë betejat që bashkë i fituam.
 
Ecim bashkë, këndojmë, vrapojmë,
qeshim, pimë edhe një gotë tjetër.
Bashkë festojmë, gëzojmë çdo vit,
Krahëhapur presim vitin tjetër.
 
24.lV.2026
 
AROMA E BUROJËS
 
E ndjej atë aromë,
ngado që shkoj
në çdo rrugë që kaloj,
S'nuhas tjetër aromë.
 
Si një kujtim që s'harrohet,
mbanë ndjenjēn e dashurisë,
të pastër pa kushte
në sytë e secilit sheh dritën e lumturisë.
 
Rrugët me kalldrëm,
plot baltë e pluhur,
por aty,
edhe balta frymon dashuri.
 
Lendinat pjellore,
ushtima e kroit,
zërin e bilbilit,
këngën e bukur të vajzave,
Kërcimen e pushkës së trimave.
 
Ka aromë Lirie.
Që zgjon në shpirtë,
dashurinē për atdhe
Kudo, ngado e gjithnjë.
 
Prandaj,
E ndjej.
E dua....
Ngado që tē shkoj,
Më ndjek aroma e saj.
 
Prill, 2026