Lan Qyqalla - VARGJET E ANGUSHTUARA

Lan Qyqalla - VARGJET E ANGUSHTUARA
VARGJET E ANGUSHTUARA
 
Në baxhat e zjarrta të historisë
kërkojmë shpëtimin
në mrizin e Evropës të dehur
rënkojmë çdo ditë
me plagët e ëndrrave të pashëruara
lumturi e tretur në rrudhat e Gjergjit
balli i shtypur në beteja shekujsh.
 
Me këmishën e mbushur plot blozë
shkruhet historia e tokës Dardane
e ngjizur me arna
e djegur e rjepur nga bajlozët
për orekse shekullore në dheun,
detin, flamurin e gjuhën arbërore.
 
Na quajtën e si nuk na quajtën shpirtzinjtë
Metohi, arnaut, shiftar e turqelinj
kullotën livadheve te begatuara
gjurmuan, gërmuan e vodhën hartat,
historinë, flamurin, gjuhen, mitet
nëntokën arin e stalagmitet
po krenarinë s'na gjunjëzuan dot
e në epitafe varresh
kënge kreshnikesh me iso
përcjellin melodinë e këputur.
 
Ç’po ndjen o lexues i këtij shekulli
në vargjet e angështuara si thërrmime kohe
të zonjës ujkonjë
në harta e hieroglife hartohet atdheu ynë
në t’kurrësinë e Berlinit
e me bekimin e Lordëve…
 
Bardh, 16 gusht 2021, ora 19:30