Idriz Berisha XHIXHI - AKORDE TË NGRYSURA

Idriz Berisha XHIXHI - AKORDE TË NGRYSURA
AKORDE TË NGRYSURA
 
Sa herë ti ikë,unë zog bëhem
E të ndjek pas,
Në një kënd bote fshehur jam
Pulëbardhat numëroj,
Miqtë i lus ti lenë kujtimet
E mallëngjimet,
 
Eh!,
Adresën e mallit se gjej dot pa ty
As strehën as çerdhen,
As emrin, as lotin
As dhembjen as këngën,
As vjeshtën praruar
As djepin kënduar
As vetminë e humbur
As heshtjen e mallkuar
As shpirtin e lënduar.
 
Shëtis me një buqetë lule
Ëndrrave vulgare t’pa fund
Me vjen një zë thellësie
Se bota s’me ka faj
As ti prandaj
pse s'me do.