Enver N. Rexhaj (Cikël poetik)

Enver N. Rexhaj (Cikël poetik)
PERËNDI E DËSHTUAR

I. Heshtja e Zotit

Perëndi e heshtur në qiell të larguar,
na sheh nga lart, por duket i harruar.
Në botën që digjet, në fjalë pa fund,
ti mbyll sytë lehtë, s'na flet askund.

Ne lutemi kot në natë pa dritë,
si zëra të humbur në zbrazëti të ngritë.
Dhe shpresa na tretet si re pa shi,
në këtë univers që s'na njeh më si.

II. Djalli i Tregut

Djalli s'vjen më me brirë e me zjarr,
vjen i qetë, si tregtar mbi bar.
Shpirtra blen lehtë me të ëmbla fjalë,
dhe botën e kthen në copa të ndarë.

Ka emër që ndryshon çdo ditë, çdo orë,
herë burrë, herë grua, herë hije pa formë.
Në rrjetet e botës ai rri i qetë,
dhe njeriu i lodhur i jep vetes fatalitet.

III. Njeriu i Thyer

Njeriu i ziu për mur mbështetet,
por muri vetë ngadalë rrënohet.
I fortë në dobësi, i dobët në fuqi,
në veten e tij s'gjen më asnjë kufi.

Rri mbi shpirt si hije e ndarë,
gjysmë engjëll, gjysmë zjarr i marrë.
E kërkon veten në pasqyrë të thyer,
por gjen vetëm kohën që s'është shlyer.

IV. Bota e Rrjetit

Në rrjet të madh ku gjithçka shihet,
edhe mëkati nuk di të fshihet.
Adami e Eva s'kanë më kopsht,
tani janë klik, janë fjalë, janë post.

Dashuria s'ka më djep as emër,
veç një shenjë që dridhet në zemër.
Dhe bota qesh me vetveten lehtë,
si aktor që harron rolin e vet.

V. Zoti i Tepruar

Dhe Zoti vetë në heshtje rri,
si lodhje e thellë mbi këtë dhi.
S'është se s'do, s'është se s'di,
por ndoshta ne kemi shkuar mbi çdo kufi.

Ai mbyll sytë, jo për mungesë,
por për të mos parë tonën shkujdesje.
Dhe qielli bie në një psherëtimë,
mes fajit tonë dhe hyjnores rënkim.